Kuvendi Komunal voton për bashkimin e Mitrovicës

Në seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së jugut ka miratuar propozimin e kryetarit Agim Bahtiri për nisjen e procedurave për bashkimin e Mitrovicës në një komunë, raporton Periskopi. Përmes kësaj nisme është kërkuar ndryshimi i Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativ të Mitrovicës, me qëllim të bashkimit të qytetit. Pro kanë votuar gjithsejtë 31 […]
Përmes kësaj nisme është kërkuar ndryshimi i Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativ të Mitrovicës, me qëllim të bashkimit të qytetit.
Pro kanë votuar gjithsejtë 31 asamblistë.
Kjo kërkesë e Agim Bahtirit ka ardhur pas dorëheqjes së Goran Rakiqit nga posti i kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës.
Nisma për bashkimin e Mitrovicës, e iniciuar nga Kuvendi Komunal i kësaj komune, do të shkojë në Qeverinë e Kosovës, e cila më pas vendos nëse do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës.












