Kush është ‘hackeri’ shqiptar që vodhi mijëra llogari, pa shkollë dhe punonjës i autolarjes?

Kush është ‘hackeri’ shqiptar që vodhi mijëra llogari, pa shkollë dhe punonjës i autolarjes?

Veç 20 vjeçar, me pak shkollë, veç nëntë vjet dhe që shpesh punonte në internet-kafe dhe si lavazhier Arben Bozhiqi është emri i 20 vjeçarit që u arrestua nga policia shqiptare pasi u gjet se kishte hakuar shumë adresa elektronike të shqiptarëve. Hetimi për të nisi pas denoncimit të një qytetari 6 muaj më parë […]

Veç 20 vjeçar, me pak shkollë, veç nëntë vjet dhe që shpesh punonte në internet-kafe dhe si lavazhier

Arben Bozhiqi është emri i 20 vjeçarit që u arrestua nga policia shqiptare pasi u gjet se kishte hakuar shumë adresa elektronike të shqiptarëve.

Hetimi për të nisi pas denoncimit të një qytetari 6 muaj më parë ndërsa hetuesit e krimeve kompjuterike janë befasuar kur në kompjuterin dhe celularin e tij u gjetëm të dhëna për 1200 e-maile, 400 kode për hyrje në adresat e rrjeteve sociale dhe si adresa të tjera me të dhëna të rreme.

Po ashtu policia i gjeti edhe foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur janë realizuar. Dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet hakerimit të bisedave në rrjetet sociale dhe më pas përdoreshin për qëllimin e përfitimeve monetare.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se 20-vjeçari bënte shkëmbim adresash kundrejt pagesave dhe dyshohet se këtë aktivitet e ka nisur që në moshën 12 vjeçare.

Por si të mbrohemi nga hakerimi?

Specialisti kundër krimeve kompjuterike Hergis Jica thotë për Top Channel se fillimisht është e rëndësishme që paswordet mos të ndahen me askënd, qoftë edhe me familjarë.

“Sot kemi shumë mundësi për mbrojtjen e paswordit, duke nisur me vendosjen e pyetjeve çelës ose vendosjen e numrit të telefonit për të marrë mesazhe sigurie nëse cenohet adresa. E rëndësishme është mos të pranohen mesazhe të dërguara nga persona të panjohur të cilat përmbajnë programe që bëjnë të mundur përfitimin e të dhënave të adresës suaj”, tha Hergis Jica, specialist për krimet komjuterike”.

Policia thotë se hakerimi i adresave në rrjetet sociale nuk është një fenomen i përhapur në Shqipëri, megjithatë denoncimet nuk mungojnë, sidomos për adresa që hapen me të dhëna të rreme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?