Kurz të martën në Kosovë, do të bisedojë edhe për dialogun dhe ushtrinë

Kurz të martën në Kosovë, do të bisedojë edhe për dialogun dhe ushtrinë

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz javën tjetër do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Të martën ai do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa përkrah temave bilaterale, do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës, shkruan agjencia austriake APA. Kryeministri austriak Sebastian […]

Të martën ai do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa përkrah temave bilaterale, do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës, shkruan agjencia austriake APA.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz vizitën e tij në Ballkan do ta fillojë të hënën në Beograd ku gjatë ditës do të zhvillojë takime me Presidentin e Serbisë Aleklsandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Në Prishtinë, ndërkaq, kryeministri austriak do të arrijë të hënën në mbrëmje.

Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të KFOR-it, transmeton televizioni publik.

Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në komunikatën e kabinetit qeveritar të kryeministrit austriak, thuhet se Kurz gjatë vizitës në Beograd dhe Prishtinë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve. Ai do të inkurajojë, ndërkaq edhe vazhdimin e mëtejshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake.

“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor” citohet të ketë theksuar Kurz për agjencinë austriake APA.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?