Kurti: Nafta kurrë s’ka qenë më e shtrenjtë, bujqit s’kanë llogari ta punojnë tokën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se shumë bujq s’po kanë llogari të punojnë tokën edhe për shkak të naftës së shtrejntë, që është e lirë për xhipat e qeverisë që po shtohen. Ai thotë se që nga shpallja e Pavarësisë nafta s’ka qenë asnjëherë më e shtrenjtë. […]
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se shumë bujq s’po kanë llogari të punojnë tokën edhe për shkak të naftës së shtrejntë, që është e lirë për xhipat e qeverisë që po shtohen.
Ai thotë se që nga shpallja e Pavarësisë nafta s’ka qenë asnjëherë më e shtrenjtë.
“Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtuar se sipër arave traktorët janë të rrallë e të vegjël, dhe sipas tij, një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë të korr.
“Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr”, ka shtuar ai.
Por, sipas tij me Vetëvendosjen do të pakësohen xhipat e Qeverisë, e do të lirohet nafta për traktorët e bujqve.
“Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari.












