Krasniqi: VV do na shante nëse ne do mungonim dje, ama Albini bën me mungu

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi shkruan se ‘nëse një deputet mungon për interesa familjare, kjo nënkupton që ata po mbivendosin interesat familjare para atyre shtetërore’. Ai shkruan se ‘paramendon Vetëvendosjen duke sharë, nëse dikush prej deputetëve të tyre do të mungonte në seancën e djeshme’. Përmend mungesën e Albin Kurtit në seancën e djeshme. Postimi […]
Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi shkruan se ‘nëse një deputet mungon për interesa familjare, kjo nënkupton që ata po mbivendosin interesat familjare para atyre shtetërore’.
Ai shkruan se ‘paramendon Vetëvendosjen duke sharë, nëse dikush prej deputetëve të tyre do të mungonte në seancën e djeshme’. Përmend mungesën e Albin Kurtit në seancën e djeshme.
Postimi i plotë:
Nëse, për arsye familjare, mungon në një seancë me të cilën do të ndalej Thaçi, a nuk nënkupton kjo që interesat personale/familjare po i mbivendosen atyre shtetërore?!
Veç po e paramendoj çka kishte bë VV-ja duke sharë, nëse dikush nga ne do të mungonte në seancën e djeshme. Ama Albini është tjetërsen: ai bën me i vendosë çështjet personale e familjare para atyre shtetërore












