Krasniqi: LDK dhe Vetëvendosje duan ta vazhdojnë bllokadën

Shefi i GP të PDK’së Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe VV duke mos dashur të harmonizohet një rezolutë e përbashkët për dialogun, ‘po tentojnë të vazhdojnë bllokadën’. “Unë kam qenë i qartë se përkundër faktit se si koalicion kemi ardhë me besimin se opozita do të vijë me propozim të sinqertë për rezolutë […]
Shefi i GP të PDK’së Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe VV duke mos dashur të harmonizohet një rezolutë e përbashkët për dialogun, ‘po tentojnë të vazhdojnë bllokadën’.
“Unë kam qenë i qartë se përkundër faktit se si koalicion kemi ardhë me besimin se opozita do të vijë me propozim të sinqertë për rezolutë të përbashkët, kjo nuk doli të ishte e vërtetë. Qëllimi i propozuesve nuk ishte që të vazhdohet me këtë situatë, me këtë bllokadë. Ne nuk do të heqim dorë nga insistimi ynë për të pasur dakordësim. Absurdi qëndron në faktin se në deklarimet e veçanta ne të gjithë flasim për qëndrime të njëjta dhe kur kërkojmë t’i harmonizojmë këto qëndrime në një dokument, kemi zbrapsje të LDK’së dhe VV’së nga pozicioni”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/












