Kosovë, 47 persona kanë vdekur si pasojë e AIDS’it

Kosovë, 47 persona kanë vdekur si pasojë e AIDS’it

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike u shënua Dita Botërore e HIV dhe AIDS, nën moton “Dije gjendjen tënde”, ku u tha se Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, por me potencial të rritjes. Po ashtu u tha se HIV dhe AIDS vazhdon të konsiderohet si çështje me prioritet në shëndetësinë […]

Po ashtu u tha se HIV dhe AIDS vazhdon të konsiderohet si çështje me prioritet në shëndetësinë publike, në nivel global, dhe se pandemia globale e HIV AIDS-it nuk ka shtrirje të barabartë në botë.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se Instituti Kombëtar duke qenë institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës, në shëndetësinë publike, e përcjell në vazhdimësi situatën epidemiologjike me HIV dhe AIDS dhe merret me parandalimin e HIV-it.

“Instituti Kombëtar, tashmë ka përfunduar dy hulumtime nga fusha e HIV/AIDS: “Mapingu programor dhe vlerësimi i madhësisë së popullatave kyçe në Kosovë, 2016”, dhe “Hulumtimi i shpejtë kualitativ për vulnerabilitetin specifik të komunitetit RAE, në lidhje me HIV infeksionin dhe AIDS-in në Kosovë-të përkrahura nga Projektet e Fondit Global në Kosovë, ndërsa sivjet ka prezantuar hulumtimin e katërt me radhë “Mbikëqyrja biologjike dhe e sjelljeve, në mesin e personave që injektojnë drogë, meshkujve që bëjnë seks me meshkuj, dhe femrave punëtore të seksit në Kosovë, për vitin 2017”, tha Ramadani.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha tha se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të përkujdeset, që të prekurve nga HIV dhe AIDS, t’u sigurohet edhe më tej, terapia antiretrovirale, me qëllim të trajtimit të tyre gjithëpërfshirës, duke rritur në të njëjtën kohë, shërbimet e diagnostikimit, si një hap i rëndësishëm, në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të HIV dhe AIDS-it.

Ndërsa, u shpreh se Qeveria e Kosovës gjatë këtij mandati, ka shtuar fokusin për shëndetësi, dhe se edhe vitin që vjen, buxheti për këtë sektor, sipas tij do të jetë dukshëm më i rritur.

Menaxhere e HIV/AIDS FG CDF, Edona Deva tha programi i Fondit Global për HIV, kontribuon në zbatimin e Planit strategjik nacional për HIV/AIDS 2018-2022, ka themeluar dhe ka fuqizuar shërbimet bazike për parandalimin e HIV-it, si: zvogëlimi i dëmit te PDI, pakot bazike parandaluese te MSM, testimi për HIV, programi i terapisë mbajtëse me metadon, si dhe ka kontribuar në fuqizimin e Asociacionit të personave që jetojnë me HIV, duke u përkujdesur për trajtimin e mirëfilltë, koordinimin e kujdesit dhe përkrahjen e tyre.

Ajo u shpreh se qëllimi i grantit për 2018-2020 është të mbahet prevalenca e ulët e HIV-it në mesin e popullatës së përgjithshme dhe popullatave kyçe, si dhe të përmirësohet cilësia e jetës së personave të afektuar nga HIV dhe AIDS në Kosovë.

Shefe e Njësisë për HIV/AIDS, Luljeta Gashi prezantoi situatën me HIV në Kosovë, ku raportoi se Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM (meshkuj që bëjnë seks me meshkuj).

“Rasti i parë me AIDS në vendin tonë, është raportuar në vitin 1986, prej këtij viti deri në vitin 2018 në Kosovë janë raportuar 119 raste të HIV dhe AIDS-it. Prej tyre 71 janë me AIDS dhe 48 me HIV infeksion. Ndërsa deri më tani, 47 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it”, tha mes të tjerash ajo.

Ndërkaq, për nder të kësaj Dite, me 1 dhjetor në qytet do të shpërndahen materiale edukativoshëndetësore dhe prezervativë për qytetarët e rastit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?