Kosova e Serbia e shohin fitore mënyrën e raportimit për Kosovën në OKB

Kosova e Serbia e shohin fitore mënyrën e raportimit për Kosovën në OKB

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, e ka cilësuar fitore faktin që raportimi i UNMIK-ut për Kosovën në OKB do të mbahet në intervalin çdo 6 muaj. Por pikërisht rikthimin e diskutimit për Kosovën në OKB, me iniciativë të Kinës që e fut në rend dite këtë raportim, Serbia po e […]

Por pikërisht rikthimin e diskutimit për Kosovën në OKB, me iniciativë të Kinës që e fut në rend dite këtë raportim, Serbia po e sheh si fitore. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Duçiq e ka falënderuar në mënyrë të posaçme Kinën, por edhe Rusinë që kanë kontribuar që Kosova të jetë përsëri në agjendën e OKB-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Teuta Sahatqija, ka konfirmuar lajmin se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nën kryesimin e Kinës e futë përsëri Raportimin e UNMIK-ut në rend dite.

“Seanca e radhës do të mbahet më 14 nëntor në mëngjes. Ajo që është me rëndësi është se për herë të parë u thye rregulli 3 mujor i raportimit dhe tashmë kaluan 6 muaj nga raportimi i fundit në maj. Britania e para e bëri këtë hap në gusht të cilin e vazhdoi SHBA-ja në shtator dhe Bolivia në tetor, të cilët nuk e futën në rend dite gjatë kryesimeve respektive”, ka shkruar Sahatqija, përcjell Koha.net. “Ambasadorja e SHBA-së në KB, Nikki Haley, i shkroi letër Sekretarit të Përgjithshëm, Guteres, për nevojën e ndryshimit të qasjes dhe rishikimit strategjik të këtij misioni anakronik. Kjo qasje është prezente që shumë kohë te anëtarët e KS të KB të cilat kërkojnë një rishikim strategjik të misionit”, ka shtuar më tej ajo.

Sipas Sahatqisë, pikërisht ndryshimi i frekuences nga 3 në 6 muaj është fitore dhe mesazh për vazhdim në këtë mënyrë.

“Për këtë falënderojmë Britaninë, SHBA-në dhe shtetet mike për punë e përkushtim të vazhdueshëm deri në arritjen e kësaj fitoreje dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Ndryshime tjera pritet të vijnë me kohë sikur ulja e prezencës, buxhetit, frekuenca dhe mënyra e raportimit deri në ndryshimin e misionit të UNMIK-ut nga mision ‘paqeruajtës’ dhe ‘administrues’ në mision politik të KB”, ka thënë Sahatqija.

Kumtin se sesioni i parë i ardhshëm, në të cilin do të diskutohet një raport mbi situatën në Kosovë është planifikuar për 14 nëntor, e dha sot edhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Programi i punës së KS të OKB-së për nëntor u miratua, ku seanca mbi Kosovën u kthye përsëri në agjendë dhe u caktua për 14 nëntor”, tha Daçiq për Tanjug.

Ai shpjegoi se disa vende kërkuan që Kosova të mos jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk kërkuan votim për të, por vendimin ia lanë kryesuesit.

“Dua të falënderoj Kinën për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme që Kosova do të jetë përsëri në agjendën e OKB-së, si dhe Rusinë dhe anëtarët e tjerë të OKB-së që e mbështesin propozimin”, tha Daçiq.

Siç mëson agjencia e lajmeve serbe Beta, e transmeton KSP, më 14 nëntor, do të shqyrtohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antony Guterres, mbi punën e UNMIK-ut.

Në shtator, Këshilli i Sigurimit u kryesua nga Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu ndryshoi formatin, ndërsa në tetor u kryesia nga Bolivia. Nga sot Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është marrë nga Kina.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?