Konfirmohet pjesëmarrja e Haradinajt në Komisionin Hetimor për rastin e gylenistëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, janë të ftuar sot nga Komisioni Hetimor Parlamentar për intervistim në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ngjarje e cila ndodhi në mars të këtij viti. Donjeta Gashi nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, janë të ftuar sot nga Komisioni Hetimor Parlamentar për intervistim në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ngjarje e cila ndodhi në mars të këtij viti.
Donjeta Gashi nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar për klankosova.tv se kryeministri Ramush Haradinaj do të marr pjesë në procesin e sotëm të Komisionit Hetimor Parlamentar, për të raportuar rreth rastit të gylenistëve.
Gashi ka potencuar se Ramush Haradinaj është kryeministri i parë i Kosovës që merr pjesë në një proces hetimor parlamentar për të ndriçuar ndonjë rast ku kërkohet dëshmia edhe e liderëve institucionalë.
Klan Kosova po ashtu ka provuar të bisedojë edhe Kabinetin e Presidencës së Kosovës, për të kuptuar nëse edhe presidenti Hashim Thaçi do të jetë sot pjesë e këtij intervistimi, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Kjo për shkak të agjendës së udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti Thaçi tash e disa ditë po zhvillonte takime zyrtare në Ëashington,
Në lidhje me rastin e deportimit të shtetasve turq sot pritet të intervistohet edhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.












