Konfirmohet nisja e hetimeve për rrahjen Krasniqi-Sveçla: Do intervistohen Gaxherri e Kelmendi

Prokurori Ibrahim Berisha ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka nisur një proces hetimor për rrahjen që u raportua se ka ndodhur mbrëmë ndërmjet deputetit të PSD-së Frashër Krasniqi dhe atij të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla. Berisha, për Periskopin ka thënë se Policia i kishin shkuar sot atij për ta njoftuar lidhur me rastin, mirëpo ai […]
Berisha, për Periskopin ka thënë se Policia i kishin shkuar sot atij për ta njoftuar lidhur me rastin, mirëpo ai i ka sugjeruar atyre që të mbledhin informacione dhe të intervistohen dëshmitarët okularë, deputetja Besa Gaxherri e LDK-së dhe autori i emisionit ku ata ishin musafirë, Adriatik Kelmendi.
“Në mëngjes sot kanë qenë policia këtu, ju kam sugjeru që me nis me marrë informacione për rasitn. I kom këshillu me i pyet dëshmitarët okularë, Besa Gaxherrin dhe Adriatik Kelmendin, për të cilin nuk di a ka qenë aty”, tha Berisha.
Ai tha se rasti nuk është paraqitur në Polici, porse Policia kishte nisur hetimet bazuar nga informacionet që kishte marrë, e që mund të jenë bazuar në raportimet mediale.
Përndryshe, mbrëmë u raportua se Krasniqi e Sveçla ishin konfliktuuar fizikisht pas një emisioni në KTV, për arsye se Krasniqi e kishte provokuar këtë të fundit duke ia tallur stilin e flokëve. /Periskopi/












