Kompania ajrore Germania nga viti i ardhshëm edhe në Kosovë

Kompania ajrore Germania nga viti i ardhshëm edhe në Kosovë

Kompania e pavarur ajrore Germania nga data 31 mars 2019 do të stacionojë një Airbus A319 me kapacitet 150 ulëse, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”. Së bashku me partnerin Air Prishtina, kompania ajrore gjermane do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve, duke hapur ndër të tjera edhe linja të reja nga Prishtina për Shtutgart, Hamburg dhe […]

Së bashku me partnerin Air Prishtina, kompania ajrore gjermane do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve, duke hapur ndër të tjera edhe linja të reja nga Prishtina për Shtutgart, Hamburg dhe Hanover.

Linjat ekzistuese të cilat realizohen në bashkëpunim me partnerin për dhe nga Munihu, Dyseldorfi, Bazeli dhe Verona do të vazhdojnë të operojnën edhe më tutje.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë  Christian Heldt  ka thënë se ky investim nuk është vetëm për nevoja të diasporës, por edhe shërbime të tjera.  Ai shtoi se investimi i kompanisë ajrore Germania tregon për dinamikën dhe bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, dhe se shpreson që ky investim do të ndikojë në rritjen e punësimit.

“Investimet e Gjermanisë në Kosovë janë të rëndësishme për punësimin e të rinjve, tash Germania e cila do të punësojë të rinj dhe të reja nga vendi lokal për staf mbështetës të udhëtimit. Pra, nëse rritet numri i fluturimeve do të rritet edhe numri i hapësirave për të punuar. Andaj, shpresoj që me anë të këtij hapi mund të hapet si pikë ndërlidhëse prej Prishtinës edhe Berlini. Besoj se ky investim është shenjë me rëndësi për të ardhmen sa i përket Aeroportit të Prishtinës, është e rëndësishme që për këtë aeroplan të ri të përkujdeset aeroporti për të”, ka thënë Heldt.

Ambasadori gjerman ka thënë se me fluturimet shtesë nga kompania ajrore Germania prej Aeroportit të Prishtinës si bazë, shpreson që Gjermania së shpejti do të jetë destinacioni numër një i udhëtarëve.

Ndërsa, Haldun Firat Kokturk nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, vlerësoi lart investimet e kompanisë ajrore Germania për linja të reja nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas. Ai beson se procesi i vazhdueshëm për zgjatjen e pistës do të ketë efekte pozitive në këtë aspekt.

“Ne e çmojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Germania dhe së bashku po e shtojmë edhe destinacionin për pasagjerët tanë. Në anën tjetër besojmë se procesi i vazhdueshëm për zgjatjen e pistës do të ketë efekte pozitive në Aeroportin e Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha Kokturk.

Sieghard Jahn, anëtar i Bordit të Germania Group, vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me kompaninë Air Prishtina, për të cilin tha se bazohet në besim reciprok.  Ai ndërkaq u zotua se pas dy vitesh do të rritet numri i aeroplanëve në Prishtinë.

“Germania nga viti i ardhshëm ose pas dy viteve do ta rrisë edhe më shumë numrin e aeroplanëve. Germania nuk është një kompani tipike, ajo që është me rëndësi për neve me pasur stabilitet të fluturimit dhe pikërisht për këtë ne japim siguri pasagjerëve”, tha Jahn.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, theksoi se kjo linjë më së shumti do t’i shërbejë mërgimtarëve dhe për mallra, ndërsa ka inkurajuar edhe kompani të tjera të investojnë në Kosovë.

“Ju siguroj se si ministri, por mbi të gjitha si Qeveri e Kosovës do të vazhdojmë të mbesim partner për të gjitha kompanitë ajrore, por edhe investitorët tjerë të tjerë të cilët kanë interes për investime këtu në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa, Lejla Ibrahimi nga Air Prishtina ka thënë se bashkëpunimi me kompaninë ajrore Germania është që shtatë vjet dhe ky investim krijon kushte dhe shërbime të reja me një kualitet të lartë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?