Këto janë produktet që do t’i ndalohen Serbisë pas vendimit të ministrit Shala për masa tregtare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka propozuar në mbledhje të Qeverisë që t’i vendosen taksa prej 10 për qind të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ministri Shala e ka arsyetuar vendimin në mbledhjen e qeverisë duke shtuar se vendosja e masës është praktik e miratuar edhe nga Organizata […]
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka propozuar në mbledhje të Qeverisë që t’i vendosen taksa prej 10 për qind të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ministri Shala e ka arsyetuar vendimin në mbledhjen e qeverisë duke shtuar se vendosja e masës është praktik e miratuar edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë.
“Vendosja e masave ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë analizën e duhur të produkteve të cilat e dëmtojnë në masë të madhe tregun në Republikën e Kosovës, andaj MTI propozon qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrin masa për importin të të gjitha produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Unë do t’i ceku vetëm një pjesë të produkteve që ministrat ta kenë të qartë. Masa vendosen prej 10 për qind për të gjitha produktet e prodhuara dhe që kanë orgjinë nga Serbia dhe Bosnja duke përjashtuar produktet me brende ndërkombëtare.
Unë po potencoj disa, qumështin produktet e qumështi, miellin, materiali ndërtimor, lëngjet, duke përjashtuar brendet ndërkombëtare, uji, makineritë, të gjitha produktet pa përjashtim që prodhohen në serbi dhe Bosnje. Kjo masë 10 për qind është praktik e miratuar edhe nga Organizata Botërore për Tregti”, ka thënë ministri Shala në mbledhje të Qeverisë.












