Kërcënohet me jetë Elvana Gjata

Kërcënohet me jetë Elvana Gjata

Vazhdon ende të ketë interesin maksimal të medias, ngjarja e bujshme në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Më shumë se bilanci tragjik, përfshirja e emrit të këngëtares së famshme shqiptare Elvana Gjata në të, ka bërë që ngjarja të ketë ende vëmendjen maksimale të medias, pas çdo zhvillimi […]

Vazhdon ende të ketë interesin maksimal të medias, ngjarja e bujshme në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Më shumë se bilanci tragjik, përfshirja e emrit të këngëtares së famshme shqiptare Elvana Gjata në të, ka bërë që ngjarja të ketë ende vëmendjen maksimale të medias, pas çdo zhvillimi të ri.

Kështu, ditën e djeshme u raportua se vetëm përpara disa ditësh Elvana Gjata ka mbërritur në aerportin e Rinasit dhe ka shkuar të jap dëshminë e saj për ngjarjen në Prokurorinë e Tiranës, shkruan Revista Class.

Ndërkohë, burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se këngëtarja ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes ku u përfshinë i dashuri i saj, Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë së Tiranës, e për pasojë janë marrë masa për mbrojtjen e këngëtares dhe familjes së saj.

Vetë Elvana ka konfirmuar në polici se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor nuk ka patur probleme dhe as kërcënime. Aty ajo ka deklaruar se nuk i njeh personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë e pranishme në lokal as para dhe as në momentin kur ndodhi vrasja.

Elvana  ka sqaruar se kishte shkuar të takonte të dashurin me të cilin bashkëjetonte prej një viti, për t’i dhënë çelësin e shtëpisë, me argumentin se pas disa orësh do largohej nga Shqipëria./RevistaClass/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?