Kapet 72-vjeçarja, hajdute e shumëfishtë e lodrave

Një grua e moshuar është arrestuar nga policia franceze pasi dyshohet se është hajdute e qindra objekteve nga dyqanet e lodrave. Një menaxher në Paris telefonoi policinë pasi vuri re se online po shitej një produkt që kishte qenë në dyqanin e tij. Pas kontrolLit në shtëpi, policia gjeti rreth 1 mijë lodra dhe 40 […]
Një menaxher në Paris telefonoi policinë pasi vuri re se online po shitej një produkt që kishte qenë në dyqanin e tij.
Pas kontrolLit në shtëpi, policia gjeti rreth 1 mijë lodra dhe 40 mijë euro. Pjesa më e madhe e lodrave ishin me paketime origjinale, të vjedhura nga dyqanet më të mëdha në Paris.
Prokurorët konfirmuan për mediat franceze se e moshuara kishte pranuar vjedhjen duke thënë se e ka bërë për shkak të papunësisë.












