Kancelari i Austrisë i jep mbështetje Thaçit për marrëveshje me Serbinë

Kancelari i Austrisë i jep mbështetje Thaçit për marrëveshje me Serbinë

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka thënë se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij një marrëveshje paqeje është baza për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”Sa i përket shkëmbimit të territorit, Austria pajtohet me secilën marrëveshje që arrijnë dy vendet”, tha Kurz pas takimit që pati me presidentin e Kosovës […]

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka thënë se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij një marrëveshje paqeje është baza për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”Sa i përket shkëmbimit të territorit, Austria pajtohet me secilën marrëveshje që arrijnë dy vendet”, tha Kurz pas takimit që pati me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë perspektivë evropiane për asnjërin shtet. “Një dialog i suksesshëm Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshje.

Pa një marrëveshje paqe nuk mund të ketë perspektivë evropiane, nuk do të ketë bashkëjetesë të mirë dhe nuk do të ketë paqe në rajon”, tha kancelari austriak.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci tha se Kosova e ka bërë të qartë vizionin në anëtarësimin edhe në BE dhe në NATO. Sipas tij në kontekst të integrimeve marrëdhëniet fqinjësore janë kusht kryesor.

“Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët, po përpiqemi edhe me Serbinë. Serbia dhe Bosnja nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje me Serbinë. Jam i bindur se marrëveshja reciproke do të sjellë paqe dhe stabilitet për tërë Ballkanin Përendimor”, tha presidenti. Sa i përket liberalizimit të vizave Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizim të vizave. Qytetarët e meritojnë, do të punojmë me shtetet anëtare. Besoj në mbështetje të Austrisë dhe besoj që shtetet anëtare do ta përkrahin. Dialogu duhet të vazhdojë. Pa një marrëveshje paqësore as Kosova dhe as Serbia nuk do të kenë të ardhme evropiane”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?