Kaledonia e Re voton kundër pavarësisë nga Franca

Votuesit në territorin francez të Kaledonisë së Re kanë hedhur poshtë një ofertë për pavarësi. Rezultatet përfundimtare të referendumit treguan se 56.4% zgjodhën të mbeten pjesë e Francës, ndërsa 43.6% votuan për t’u larguar. Pjesëmarrja ishte rreth 81%. Vota u premtua nga një marrëveshje e vitit 1988 që i dha fund një fushate të dhunshme […]
Rezultatet përfundimtare të referendumit treguan se 56.4% zgjodhën të mbeten pjesë e Francës, ndërsa 43.6% votuan për t’u larguar.
Pjesëmarrja ishte rreth 81%. Vota u premtua nga një marrëveshje e vitit 1988 që i dha fund një fushate të dhunshme për pavarësi.
Presidenti Emmanuel Macron tha se tregoi “besim në republikën franceze”.
“Më duhet të ju tregoj se sa krenar jam që e kemi kaluar përfundimisht këtë hap historik,” shtoi ai.
Kaledonia e Re në vitin 1853 është aneksuar nga Franca. Që nga kjo datë e deri në vitin 1946 ishte zonë koloniale. Ndërsa deri në vitin 2003 Kaledonia e Re ishte pjesë e Komunitetit të Rajoneve tejdetare të Francës. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2003, Kaledonia e Re u bë një rajon autonom pranë Francës.
Kaledonia e Re ka një sipërfaqe prej 18.576 kilometra katrorë dhe 275.000 banorë. Frëngjishtja është gjuha zyrtare në këtë vend ndërsa kryeqyteti i saj është Noumea.












