Kadri Veseli tregohet racist duke e quajtur raciste BE-në: Nëse nuk na i heqin vizat, do të marrin goditje të rëndë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur me ton të ashpër për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se nëse nuk ndodh heqja e vizave për kosovarët, BE-ja do të marrë një goditje shumë të rëndë, shkruan Periskopi. Por, duke folur për racizmin e këtij institucioni ai […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur me ton të ashpër për çështjen e liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se nëse nuk ndodh heqja e vizave për kosovarët, BE-ja do të marrë një goditje shumë të rëndë, shkruan Periskopi.
Por, duke folur për racizmin e këtij institucioni ai është treguar edhe vetë racist. Ai ka nënkuptuar se BE-ja po na sheh si racë inferiore, por duke iu përgjigjur kësaj me fjalët e tmerrshme si: ne jemi racë e pastër, dhe unë jam krenar që i përkas kësaj race.
Ky fjalor i shkujdesur i Veselit mund të jetë një shenjë e keqe se çështja e vizave mund të shtyhet për më gjatë. /Periskopi












