Jashari: Kadria e ka vështirë, po punon shumë për t’i përmirësuar raportet mes meje dhe Sami Lushtakut

Jashari: Kadria e ka vështirë, po punon shumë për t’i përmirësuar raportet mes meje dhe Sami Lushtakut

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari thotë se ka raporte të mira personale me Sami Lushtakun por ai si kryetar i Degës së PDK’së në Skënderaj, vazhdimisht po e saboton atë në qeverisjen komunale. “Edhe ata e kanë të vështirë të pajtohen që mos ta kenë Skënderajin pas 20 vjetësh qeverisje. Disa individë nuk po munden […]

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari thotë se ka raporte të mira personale me Sami Lushtakun por ai si kryetar i Degës së PDK’së në Skënderaj, vazhdimisht po e saboton atë në qeverisjen komunale.

“Edhe ata e kanë të vështirë të pajtohen që mos ta kenë Skënderajin pas 20 vjetësh qeverisje. Disa individë nuk po munden ta tejkalojnë këtë. Dihet kush janë ata individë, duke nisur nga kryetari i Degës së PDK’së. Raportet private janë të mira, jemi shokë, kemi qenë shokë dhe vazhdojmë të jemi”, ka thënë Jashari në një intervistë për tv publik, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se nuk e kupton pse Lushtaku po e saboton dhe thotë se e ka pyetur për këtë gjë.

“Më është dashur të kyqem në politikë për të mirën e qytetarëve për të mirën e këtij vendi. Unë besoj se këto gjëra do të tejkalohen dhe do të kuptohet që Bekimi nuk ka hi për interesa personale këtu, po ka hi për të mirën edhe të kryetarit të degës që të bëj më të mirën të mundshme. Vetë fakti që asambleistat në Kuvend, në vendime që janë për zhvillimin e këtij vendi, e çojnë dorën kundër projektit, mu më vjen keq për ata. Unë nuk mund të them që në jetën private kam raporte të këqija. Jemi takuar dhjetëra herë edhe nëpër manifestime të ndryshme, kemi folë, jemi përshëndetë si gjithëherë, edhe politika qito i kish. E kam pyet çfarë problem ke me mu por më ka thënë se nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kadri Veseli po punon intensivisht për të përmirësuar raportet dhe për ‘relaksimin e situatës’ në Skënderaj.

“Pak me ia shti terfurkin thellë dalin krejt të ngjashëm. Kadria është shumë aktiv në përmirësimin dhe relaksimin e kësaj situate. Vështirë e ka edhe ai e kuptoj sepse ende këtu te ne në Drenicë është, me shkas e thash këtë që me u vetëdijësu, që mos me u thirrë gjithmonë në të kaluarën”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?