Jakup Krasniqi u kërkon falje qytetarëve që pranoi që Milaim Zeka të kandidohej për deputet

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka qenë mjaft befasues. Ai iu ka kërkuar falje qytetarëve të vendit që ka pranuar kandidimin për deputet të deputetit të partisë së tij, Milaim Zekës, shkruan Periskopi. Ditë më parë, në një […]
Në një reagim në profilin e tij në Facebook, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka qenë mjaft befasues.
Ai iu ka kërkuar falje qytetarëve të vendit që ka pranuar kandidimin për deputet të deputetit të partisë së tij, Milaim Zekës, shkruan Periskopi.
Ditë më parë, në një intervistë për Periskopin, Milaim Zeka kishte deklaruar që katër anëtarë të partisë së tij Nisma-s ishin pjesë e kolegjit ISPE, duke përfshirë edhe z.Krasniqi – e të cilët sipas tij, po ndikonin në punësimet partiake.
Një tjetër arsye e mundshme për përplasjen Krasniqi-Zeka mund të jetë edhe fjalori joadekuat në kuvend i këtij të fundit.
Lexojeni postimin e fundit të z.Krasniqi në Facebook:
https://www.facebook.com/J.Krasniqi51/posts/1942859975830295












