Ja çka thotë Ramiz Lladrovci për idenë e Bekim Jasharit për formimin e partisë së re

Ja çka thotë Ramiz Lladrovci për idenë e Bekim Jasharit për formimin e partisë së re

Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende, flitet se kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari do të formojë një iniciativë të re politike dhe se në të do përfshihen shumë politikanë në zë që vijnë nga rajoni i Drenicës. Këtë iniciativë deri më tash haptazi e ka përkrahur ish deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku, i cili  ka thënë […]

Këtë iniciativë deri më tash haptazi e ka përkrahur ish deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku, i cili  ka thënë se do t’i bashkohej iniciativës së Jasharit në momentin që ai do e zyrtarizojë një gjë të tillë.

Por këtë ide nuk ka dashur ta komentoj i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka shumë aktivitete të përbashkëta me Jasharin, si kryetar i Skenderajt.

Lladrovci ka thënë se nuk dëshiron të komentojë çdo ide që publikohet nëpër media. Megjithatë, pavarësisht politikës, ai thotë se familja Jashari mbetet gjithmonë e nderuar.

“Nuk mund të komentoj çdo ide që mund të publikohet në media, por konsideroj se është herët të jap komente për këtë ide. Besoj fuqishëm që Drenica do të jetë unike si çdo herë, ashtu siç ishte në çastet kur krijohej historia e re e shtetit tonë, kontributit të madh të Drenicës për lirinë tonë edhe në aspektin e fuqizimit të demokracisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Me Familjen Jashari, për fatin që kam pasur ta njoh dhe kam raporte të mira, jam përjetësisht i nderuar dhe krenar.
Familja emblematike Jashari, është përgjithmonë e nderuar, pavarësisht politikës apo ideve me ndikim lokal apo ndikimit nacional”, ka deklaruar Lladrovci.

I pyetur nëse do mbështeste Jasharin nëse iu ofrohet bashkëpunim që një iniciative e tillë të shtrihet edhe në Drenas, Lladrovci ka thënë se nuk dëshiron të jap vlerësime për raportet e tija me subjektet e tjera politike.

“Ju jeni në dijeni, edhe mund ta gjeni fjalën time dje, në Konventën hapëse të zgjedhjeve të brendshme në Degën e PDK-së në Drenas, se çka mendoj lidhur me punën që po bëjmë dhe çka duam të bëjmë në Dekadën e Re. Nuk do të jap vlerësime për raportet e mia me subjektet tjera politike, puna flet vet. Unë i çmoj të gjitha partitë opozitare në Drenas, kam respekt për to dhe i vlerësoj si raporte të mira. Nuk duhet anashkaluar edhe raportet e mira që i kam me kryetarët e komunave, homologët e mi, pa dallim partie. Pra, nuk dua të veçoj preferenca të raporteve të mia jashtë PDK-së nga ato që i bëj publikisht në dobi të qytetarëve të Drenasit”, ka shtuar ai./Indeksonline/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?