Ja çka thotë Ligji të cilin Agim Bahtiri po kërkon të ndryshohet për ‘bashkimin e Mitrovicës’

Ja çka thotë Ligji të cilin Agim Bahtiri po kërkon të ndryshohet për ‘bashkimin e Mitrovicës’

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ka kërkuar që të ndryshohet Ligji për Kufijtë Administrativ të Komunave. Pas debatit të zhvilluar, Kuvendi komunal ka miratuar në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Bahtiri. Të gjitha partitë i kanë dhënë mbështetje nismës së Bahtirit përveç […]

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ka kërkuar që të ndryshohet Ligji për Kufijtë Administrativ të Komunave.

Pas debatit të zhvilluar, Kuvendi komunal ka miratuar në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Bahtiri.

Të gjitha partitë i kanë dhënë mbështetje nismës së Bahtirit përveç PDK-së e cila ka kërkuar që kësaj nisme kanë kërkuar t’i bashkohem edhe disa pika si lirimi i urës, ndërtimi i xhamisë lirimi i spitalit kthimi i pronave.

Se sa është serioze kjo nismë e Bahtirit, është një tjetër dimension interpretimesh, por çka thuhet në Ligjin që po kërkon Bahtiri ta ndryshojë Kuvendi i Kosovës?

Ky ligj, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 qershor 2008, në hyrjen (shpjegimin) e tij thotë kështu:

“Me qëllim të integrimit të komuniteteve jo shumicë e posaçërisht komunitetit serb të Republikës së  Kosovës në shoqërinë kosovare, krijimit të një shteti funksional në tërë territorin dhe krijimin e një sistem  të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale që do të përmirësoj efikasitetin e shërbimeve publike, Kuvendi i  Republikës së Kosovës”.

 

Cilat nene kërkohet të ndryshohen?

Agim Bahtiri në fjalën e tij sot në seancën e jashtëzakonshme, ka kërkuar të ndryshohet neni 3, përkatësisht pika 3.3 e këtij ligji:

A mund të bëhet realitet idea e Bahtirit (megjithëse tingëllon si pyetje qesharake ndoshta). Ja çka thotë ligji:

9.2 Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës nuk mund të bëhet para konsultimit me qytetarët në 
komunat ose pjesët e komunave të prekura nga ndryshimi. 

 

Ndryshe, megjithëse Agim Bahtiri sot ka deklaruar se liderët politik kosovarë janë në dijeni për idenë e tij, ndryshe kanë thënë dje në Qeverinë e Kosovës e madje edhe në vetë partinë e tij.

Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni për iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri për “bashkimin” e kësaj Komune, të paktën kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë.

“Pak më herët kemi marrë një njoftim nga mediat, nuk jemi në dijeni ende nuk e kemi diskutuar shumë shpejtë do ta shikojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Fatmir Matoshi nga AKR, parti nga e cila vjen edhe kryetari Bahtiri ka thënë se kjo është një iniciativë individuale dhe partia nuk ka diskutuar për diçka të tillë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?