Ismet Beqiri lexon para mediave CV’në e bujshme zëdhënësit të ri të LDK’së, Besian Mustafës (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar zëdhnësin e saj të ri, Besian Mustafën. Ismet Beqiri nga kjo parti, tha se Mustafa ‘tash e tutje do të jetë urë lidhëse mes LDK’së dhe mediave’. “Besian Mustafa, një fëmijë i edukuar dhe i shkolluar, ka nivel shkencor të përgatitur dhe do ia […]
Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar zëdhnësin e saj të ri, Besian Mustafën.
Ismet Beqiri nga kjo parti, tha se Mustafa ‘tash e tutje do të jetë urë lidhëse mes LDK’së dhe mediave’.
“Besian Mustafa, një fëmijë i edukuar dhe i shkolluar, ka nivel shkencor të përgatitur dhe do ia jap një vazhdimësi një pune të shkëlqyer që k aba edhe ma herët që ka bërë këshilltari i të ndjerit presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa. Kemi dashur ta prezantojmë para jush në këtë formë, që të jetë një urë lidhëse mes nesh dhe jush. Kemi dëshiru që edhe në këtë formë të ju njoftojmë me zëdhënësin e ri”, ka thënë Beqiri, shkruan Periskopi.
https://www.facebook.com/LidhjaDemokratikeeKosovesOFFICIAL/videos/2171124453103057/
Më pas, Beqiri i aka lexuar pothuajse gjithë CV’në zëdhënësin të ri të partisë.
Ndërkaq, Besian Mustafa po ashtu mori fjalën para gazetarëve ku tha veç tjerash se ‘do të jetë bashkëpunues me mediat’.












