‘Ishte mosmarrëveshje futbollistike’ – Deputeti i Nismës flet për përplasjen ndërmjet Krasniqit dhe Sveçlës

‘Ishte mosmarrëveshje futbollistike’ – Deputeti i Nismës flet për përplasjen ndërmjet Krasniqit dhe Sveçlës

Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmë ndërmjet deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së, Xhelal Sveçla. Përplasjen pas emisionit në KTV e ka mohuar Sveçla, duke thënë se ishte vetëm një fjalosje. Por kjo u demantua nga deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e cila ishte prezente në debat. Ajo e konfirmoi se ka […]

Përplasjen pas emisionit në KTV e ka mohuar Sveçla, duke thënë se ishte vetëm një fjalosje.

Por kjo u demantua nga deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e cila ishte prezente në debat.

Ajo e konfirmoi se ka pasur përleshje ndërmjet dy deputetëve që dikur ishin në një parti.

Por gjithë këtë situatë si një “mosmarrëveshje futbollistike” po e cilëson deputeti i Nismës, Enver Hoti.

Hoti që gjithashtu ishte prezent në debat ka thënë se ka qenë një mosmarrëveshje verbale mes deputetëve, të cilat sipas tij ndodhin përditë në fushat e futbollit.

“Ajo që mund të them unë është se ka qenë një debat pozitiv, njerëzit kanë shprehur idetë dhe qëndrimet e veta. Krejt do ta kisha përmbledh një mosmarrëveshje verbale, apo mosmarrëveshje fubollistike që i shohim përditë ndoshta nëpër fusha të futbollit, por pa pasoja pa dëme”, ka thënë Hoti.

Ai ka vlerësuar se këto momente janë mos-durim i çastit, që sipas tij nuk duhet të bëhen debat publik.

“Nganjëherë ndodhin gjëra që janë të padëshirueshme por do të thoja që ka kaluar mirë, dhe uroj që kurrë të mos kemi mosmarrëveshje. Unë kam qenë aty, por nuk ka diçka tjetër që vlen mu theksu dhe mendoj se nuk duhet të bëhet as debat publik. Këto gjëra i shohim përditë edhe nëpër fusha të sportit që na shfaqin një mos-durim të çastit dhe janë kaluese”, përfundoi Enver Hoti për Insajderin.

Në lidhje me këtë situatë mbrëmë ka folur edhe moderator i emisionit, Adriatik Kelmendi.

Kelmendi s’ka dashur të komentojë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, duke theksuar se debati ka shkuar mirë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?