Isa Mustafa pyet AKP-në: A s’patët kandidat tjetër përveç ish zyrtarit të AAK-së për drejtor?

Isa Mustafa pyet AKP-në: A s’patët kandidat tjetër përveç ish zyrtarit të AAK-së për drejtor?

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, për zgjedhjen e drejtorit menaxhues të AKP-së, Valon Tolajn, i cili është ish-sekretar organizativ i AAK-së. Mustafa ka kujtuar kohën kur ai reagonte për largimet në AKP, e që sipas tij, nga kjo agjenci detyroheshin të largoheshin të […]

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, për zgjedhjen e drejtorit menaxhues të AKP-së, Valon Tolajn, i cili është ish-sekretar organizativ i AAK-së.

Mustafa ka kujtuar kohën kur ai reagonte për largimet në AKP, e që sipas tij, nga kjo agjenci detyroheshin të largoheshin të pakorruptueshmit

“Bordi i Drejtorëve të AKP-së zgjodhi për drejtor menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, sekretarin organizativ të AAK-së. Kur në fund të muajit tetor reagova për shkarkimin e ish-drejtorit të AKP-së dhe dorëheqjen e Kryetarit të Bordit, me një prononcim të gjatë Bordi i Drejtorëve të AKP-së, më 30 tetor 2018, më reagoi ashpër duke më mbajtur shumë ligjërata, ndër të tjera se “pra, AKP nuk është agjenci qeveritare dhe as politike, por është institucion i Kuvendit, mbikëqyret nga Kuvendi dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Mirë shumë!”, ka shkruar Mustafa sot në Facebook, transmeton Koha.net.

Mustafa thotë se me këtë mënyrë të përzgjedhjes së drejtorit të AKP-së, kjo agjenci tregon se është politizuar.

“Tani unë i pyes anëtarët e Bordit, a nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ në AAK-së për drejtor menaxhues. A u detyruan, juve “të institucionit të pavarur” ta shkarkoni drejtorin e mëparshëm pak pa i kaluar mandati, për ta zgjedhur ish-zyrtarin e AAK-së?? A e ndjeni edhe më tutje veten se jeni të pavarur si institucion apo jeni strukë nga frika se edhe juve ua vëjnë ndonjë taksë. Pyes edhe Kuvendin, pse po lejon që agjencitë e saj të politizohen dhe të kapen nga interesa të drejtpërdrejta partiake?”, ka shkruar tutje Mustafa.

Kujtojmë se Tolaj pason Ekrem Hajdarin, të shkarkuar nga kjo pozitë javë më parë.

“Veprimet e tilla konsideroj se janë të dëmshme, ato bëhen për interesa klienteliste të Qeverisë dhe AAK-së, çmimin e të cilave e paguan shteti i Kosovës dhe qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Mustafa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?