Internacionalja Socialiste i shkruan Kurtit: E papranueshme që s’janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Astritit

Internacionalja Socialiste i shkruan Kurtit: E papranueshme që s’janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Astritit

Internacionalja socialiste sot i ka dërguar një letër Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt, në përvjetorin e dytë të vdekjes së anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit. Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë […]

Internacionalja socialiste sot i ka dërguar një letër Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt, në përvjetorin e dytë të vdekjes së anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë që të shpejtojë me zbardhjen e këtij rasti.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën nga Internacionalja Socialiste në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, dhe i bëhet thirrje qeverisë që të nderojë dhe respektojë të drejtat e Astrit Deharit dhe familjes së tij, të shpejtojë zbardhjen e këtij rasti, si dhe të bashkëpunojë plotësisht dhe pa vonesa me hetimin e pavarur që po zhvillohet në Qendrën e Mjeksësisë Ligjore në Zvicër.

Kjo është letra e plotë:

INTERNACIONALJA SOCIALISTE

5 nëntor 2018

Albin Kurti

Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kosovë

I dashur Kryetar, i dashur mik,

Teksa përkujtojmë sot përvejtorin e dytë të vdekjes së trishtueshme të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Astrit Deharit, i cili vdiq në burg ndërkohë që aty mbahej pa aktakuzë, ne ju shprehim juve, familjes dhe shokëve të tij, konsideratën dhe solidaritetin tonë.

Është tërësisht e papranueshme që pas dy vitesh rrethanat e vdekjes së tij tragjike ende nuk janë sqaruar dhe se ende nuk është vendosur drejtësi. Ne e mirëpritëm vendimin e marrë nga qeveria në shkurt të vitit 2018 për të lejuar një hetim të pavarur nga “Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore – Romand”, (CUTML), në Zvicër, por mbetemi thellësisht të shqetësuar për vonesat në përmbylljen e këtij procesi, duke sjell ndër mendje se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Shfrytëzojmë rastin për t’i bërë thirrje qeverisë që të nderojë dhe respektojë të drejtat e Astrit Deharit dhe familjes së tij, të shpejtojë zbardhjen e këtij rasti, si dhe të bashkëpunojë plotësisht dhe pa vonesa me hetimin e pavarur që po zhvillohet në Qendrën e Mjeksësisë Ligjore në Zvicër.

Familja globale politike e Internacionales Socialiste, anëtare e së cilës është Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet e këtij rasti.

Përshëndetje të përzemërta,

Luis Ayala

Sekretar i Përgjithshëm

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?