I riu nga Prishtina për pak sa nuk humbi jetën për një biletë

I riu nga Prishtina për pak sa nuk humbi jetën për një biletë

Mu ashtu si çdo vend i botës, edhe rinia e Kosovës ka simpatizantët e flaktë të lojës së futbollit, sport ky më i popullarizuar në botë. Dhe ashtu si çdo simpatizant në botë i lojës së futbollit, edhe të rinjtë kosovarë mezi presin të jenë prezent në stadium kur kombëtarja e Kosovës luan në ndonjë […]

Dhe ashtu si çdo simpatizant në botë i lojës së futbollit, edhe të rinjtë kosovarë mezi presin të jenë prezent në stadium kur kombëtarja e Kosovës luan në ndonjë nga stadiumet e Kosovës.

Një nga këta të rinjë është edhe i riu nga Prishtina, Latif Beqiri, i cili mezi po priste ditën kur do të mund të jetë duke e shikuar kombëtaren e shtetit të tij teksa luan me kombëtaren e Maltës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kështu, që të mund të jetë prezent në stadium, ai, si shumë të tjerë, kishte pritur në radhë që të mund të blejë një biletë që t’i mundësohet hyrja në stadium për lojën që do të luhej pak ditë më vonë.

Por, për shkak të asaj që  i ndodhi atë ditë Latifit dhe pasojat e saj një ditë më pas, mendojmë se ngjarja meriton vëmendjen tonë.

Gjatë asaj dite, teksa Latifi, bashkë me shumë të tjerë, po priste në radhë që të mund të blente biletën, për shkak të një tollovie të krijuar nga disa persona problematikë dhe, guxoj të them, të papërgjegjshëm, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kishin arritur në vend dhe, në përpjekje për të vënë rend, e kishin ndjerë të nevojshme të përdorin edhe sprejin, një mjet për të zmbprapsur ose qetësuar turmën.

Nga spreji e kishte pësuar edhe Latifi, edhe pse ky i fundit nuk ishte fare pjesë e shkaktimit të tollovisë dhe po priste qetësisht në radhë për biletë.

Mirëpo, ndaras nga shkaktimi i irritimit të syve që shkakton lotim, përmbajtja e substancës së sprejit, mesa dimë, nuk supozohet të ketë efekte anësore të mëpastajme që mund edhe t’ia sjellin vdekjen personit.

Dhe prap vdekja është ajo me çka Latifi u ballafaqua: Vetëm një ditë më pas, pasi Latifi kishte shkuar në punë, papritmas atij kishte filluar t’i keqësohej gjendja. Latifit kishte filluar t’i errësohej të pamurit, të ketë kokëdhimbje të forta dhe të rrahurat e zemrës kishin filluar t’i shpeshtoheshin më shumë se normalja.

Ndërhyrja e mjekëve e shpëtoi atë. Por, Latifi thotë se po të ndërhynin mjekët më vonë, ai nuk do të mund të shpëtonte. Ndërsa, ajo çfarë njëra nga mjeket i tha Latifit për shkakun e keqësimit të gjendjes së tij, bën që të ngriten pyetje në lidhje me substancën e sprejit që mban Policia e Kosovës.

Mjekja i kishtë thënë Latifit se shkaku i keqësimit të gjendjes së tij ishte pikërisht spreji që atij i ishte hedhur në sy nga Policia vetëm një ditë më parë.

Kjo, sikur pashmangshmërisht ngre pyetje për përmbajtjen e substancës së sprejit; nëse, përshembull, është pa afat ose madje nëse ka ndonjë përmbajtje tjetër që rrezikon jetën e personit. Pyetje të tilla janë të nevojshme, sidomos kur kihet parasysh që spreji është mjet që Policia mund ta përdorë edhe në të ardhmen në persona të tjerë.

Duke thënë këtë, një pyetje e tillë u ngrit duke u bazuar në konstatimin e një mjekeje. Përndryshe, ne, në asnjë mënyrë, nuk po mundohemi të konstatojmë se gjithsesi spreji ka qenë shkaku i keqësimit të gjendjes së Latifit; nuk mund të përjashtojmë mundësinë që mund të ketë pasur shkaqe të tjera në lojë.

Por, në anën tjetër, është diçka për të cilën ia vlen të flitet, duke qenë se konstatimi është bërë nga një mjeke dhe me qëllim që ky rast të shërbejë që Policia të kontrollojë për përmbajtjen ose të shikojë çfarë spreji ka në dispozicion. Nuk i kushton asgjë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?