I dyshuari për pako-bombat kundër kritikëve të Trumpit del para gjykatës

I dyshuari për pako-bombat kundër kritikëve të Trumpit del para gjykatës

Cesar Sayoc, i akuzuari nga Florida lidhur me rastin e dërgimit të pakove shpërthyese në adresë të disa demokratëve të mirënjohur dhe kritikëve tjerë të presidentit amerikan, Donald Trump do të dalë të martën para një gjykate federale në Nju Jork, në të cilën prokurorët do të argumentojnë se pse ai është shumë i rrezikshëm […]

Cesar Sayoc, i akuzuari nga Florida lidhur me rastin e dërgimit të pakove shpërthyese në adresë të disa demokratëve të mirënjohur dhe kritikëve tjerë të presidentit amerikan, Donald Trump do të dalë të martën para një gjykate federale në Nju Jork, në të cilën prokurorët do të argumentojnë se pse ai është shumë i rrezikshëm për t’u liruar me kusht

Ai është arrestuar më 26 tetor në Fort Lauderdale dhe është pajtuar javën e kaluar në një gjykatë të Floridas, që rasti të transferohet në gjykatën federale të Nju Jorkut, për t’u përballur me pesë akuza penale.

Pakot me material shpërthyes dhe masakra që ka lënë të vdekur 11 hebrenj në një sinagogë në Pitsburg kanë ngritur tensionet në SHBA, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në SHBA, të cilat mbahen po sot dhe do të përcaktojnë se kush do të kontrollojë Kongresin.

Pakoja e parë i ishte dërguar miliarderit dhe filantropit, Goerge Soros në shtëpinë e tij, derisa shënjestra tjera të këtyre dërgesave kanë qenë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Sayoc do të kërkojë lirim me kusht, mirëpo prokurorët federalë i kanë thënë gjyqtarit, Robert Lehrburger në një shkresë se do të kundërshtojnë një kërkesë të tillë.

Sayoc përballet me të paktën 48 vjet burgim në rast se dënohet për akuzat që është ngarkuar.

Prokurorët kanë thënë se Sayoc mund të përballet me akuza shtesë teksa hetimi është duke vazhduar./Reuters

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?