Hoti tregon pse 4 deputetë të LDK’së nuk e votuan sot rezolutën për kufijtë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka arsyetuar mos prezencën e 4 deputetëve të kësaj partie që nuk kanë qenë në Kuvend sot për ta votuar rezolutën për kufijtë me Serbinë. Ndonëse LDK me ngulm kërkonte që të votohej kjo rezolutë, nuk kishte votat e mjaftueshme, prandaj edhe dështoi. Hoti thotë se katër […]
Ndonëse LDK me ngulm kërkonte që të votohej kjo rezolutë, nuk kishte votat e mjaftueshme, prandaj edhe dështoi.
Hoti thotë se katër deputetët në fjalë e kishin njoftuar paraprakisht për mos prezencën e tyre në sallë.
‘’Kater deputete te LDK sot nuk kane pasur mundesi te jene ne seance per te votuar. Te katertit me kane njoftuar paraprakisht per pamundesine e prezences se tyre ne seance. Kjo eshte e verteta.
Stafi i Grupit Parlamentar eshte kurdohere i gatshem dhe ne dispozicion te medieve per informim te drejte e te plote.’’, ka shkruar Hoti ën Facebook.
Naser Rugova, Anton Quni, Naser Osmani dhe Teuta Rugova nuk ishin në sallë për t’i dhënë mbështetje rezolutës së paraqitur nga LDK./Periskopi/












