Haxhiu: Motra e deputetes së Vetëvendosjes po plaçkitë mësimdhënësit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit. Ajo në seancën e re, tha mësimdhënësve po iu bëhet plaqka nga organizata joqeveritare për trajnime, duke ia marrë nga 250 euro për programin udhëheqje arsimore. Sipas saj, ky trajnim është i obligueshëm për t’u bërë drejtor. Haxhiu […]
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit.
Ajo në seancën e re, tha mësimdhënësve po iu bëhet plaqka nga organizata joqeveritare për trajnime, duke ia marrë nga 250 euro për programin udhëheqje arsimore.
Sipas saj, ky trajnim është i obligueshëm për t’u bërë drejtor. Haxhiu tha se një ndër organizatat është edhe ajo e motrës së deputetes Arbërie Nagavci, e cila po iu bën ftesë mësimdhënësve që të kryejnë këto trajnime.
Rreth 1 milionë për vjet ministria ndan buxhet për trajnime e në anën tjetër bëhen ftesë publike që edhe zonja Nagavci i qon ftesa publikisht kandidatëve, mësimdhënësve, publikisht i fton të paraqiten sa më parë për shkak të numrit të kufizuar për këto trajnime. Pra, organizata që udhëhiqet nga Krenare Leshi që është motra e zonjës Nagavci…por unë i kam fakte që zonja Nagavci para tri dite ftesë publike i dërgon duke i thënë se duhet të vinë për shkak të numrit të kufizuar, pra mësimdhënësit po plaçkiten dhe po detyrohen të kryejnë trajnimeve”, tha ajo.
Ajo shtoi se në këtë proces ka edhe zyrtarë të MASHT-it, janë të involvuar.












