Haradinaj tregon kur dhe kush e informoi rreth dëbimit të gylenistëve

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke u intervistuar në komisionin hetimor për dëbimin e gylenistëve, duke thënë se nuk ka pasur njohuri për një veprim të tillë dhe se është informuar një orë më vonë nga një zyrtar i huaj. ‘Gjatë një mbledheje kam marrë një telefonat prej një diplomati i cili më ka pyetur për […]
‘Gjatë një mbledheje kam marrë një telefonat prej një diplomati i cili më ka pyetur për temën. Mometi i parë kur jam njoftuar ka qenë data e 29 marsit, mes orës 11:30 deri 12”, tha Haradinaj, transmeton Periskopi.
Haradinaj tha se i ka raportet nga Policia, Prokuroria e AKI-ja, por që nuk i ka sjellur në komision, vetëm nëse i duhet dikujt për kureshtje.
Deputeti i VV’së, Sami Kurteshi e ka pyetur kryeministrin nëse është e vërtetë kjo që po thotë.
‘E vërteta është jo vetëm 29 marsi, në kohën kur janë larguar nga vendi shtetasit turq, ka qenë rreh 10 e 50 minuta. Kurse unë jam informuar mes orës 11 dhe 12’’, tha Haradinaj./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/2223125264590930/












