Haradinaj: Qeveria ime është e veçantë

Haradinaj, kryeministër i Kosovës, po jep intervistë në Radio Televizionin e Kosovës [RTK] te gazetari Ridvan Berisha, shkruan Periskopi. Ai u pyet për kërkesat e opozitës për të shkuar në zgjedhje, për të cilat tha se nuk i kupton. Ai e ka quajtur qeverinë e tij të veçantë, e që ka kryer punë historike. Ai […]
Ai u pyet për kërkesat e opozitës për të shkuar në zgjedhje, për të cilat tha se nuk i kupton. Ai e ka quajtur qeverinë e tij të veçantë, e që ka kryer punë historike.
Ai ka përshëndetur votimin unanim të Kuvendit për ndryshimet e ligjeve për ushtrinë duke thënë se ende partitë kanë vlera dhe nuk janë harxhuar nga xhelozia. Ai e ka quajtur vendimin e partive shqiptare në kuvend për të votuar ushtrinë, si të ‘mrekullueshëm’.












