Haradinaj: Flamur Sefaj dhe Driton Gashi më fyen në rastin e dëbimit të gylenistëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se shkarkimi i ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi lidhur me deportimin e shtetasve turq ka qenë pasi nuk e kanë informuar rreth këtij rasti. Madje Haradinaj thotë se me ta nuk ka pasur kurrfarë problemi, por që me këtë veprim kanë bërë fyerje ndaj […]
Madje Haradinaj thotë se me ta nuk ka pasur kurrfarë problemi, por që me këtë veprim kanë bërë fyerje ndaj tij, , transmeton Periskopi.
‘’Më 29 mars, ju kam drejtuar ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Gashi pse janë depërtuar shtetasit turq, ku janë dërguar dhe disa informata tjera, pasi ata më detyrohen mua për njoftim. Ka qenë obligim i ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI-së që të më njoftojnë paraprakisht për aksionin, e kanë pasur përgjegjësi. Vendimi për shkarkim të dyve është vendim i diskresionit të atij që ia ka dhënë besimi, e që e jep kryeministri, njëkohësisht edhe për emërimin e drejtorit të AKI-së, gjysmën e vendimmarrjes e merr kryeministri. E duke pasur parasysh se ata duhej të raportonin te kryeministri, e kam shfrytëzuar të drejtën time duke i shkarkuar. Deri në momentin konkret s’kam pasur vërejtje për dyshen, por kjo që kanë bërë ka qenë fyerje ndaj meje.’’, ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj ka treguar se vendimi për shkarkimie tyre ka ardhur në koordinim me Presidentin Hashim Thaçi.
‘Votimi im ka qenë pjesë e imja, por kam pasur përkrahje edhe nga presidenti për këtë. Ekziston mundësia edhe për shkarkim edhe nominim, këtë mund ta bëjmë edhe unë edhe presidenti. Kur një zyrtar i lartë nuk e ka besimin e atyre që e zgjedhin, atëherë duhet të jap dorëheqje.’, shtoi Haradina./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/2223125264590930/












