Haliti: LDK-ja dhe familjarët e të vrarëve e dinë se kush i porositi vrasjet politike

Haliti: LDK-ja dhe familjarët e të vrarëve e dinë se kush i porositi vrasjet politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për intensifikimin e akuzave të LDK-së ndaj zyrtarëve të PDK-së dhe presidentit Hashim Thaçi për vrasjet politike të luftës dhe pasluftës. Haliti ka bërë thirrje që të zbardhen sa më parë këto vrasje, duke thënë se familjarët e të […]

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për intensifikimin e akuzave të LDK-së ndaj zyrtarëve të PDK-së dhe presidentit Hashim Thaçi për vrasjet politike të luftës dhe pasluftës.

Haliti ka bërë thirrje që të zbardhen sa më parë këto vrasje, duke thënë se familjarët e të vrarëve politikë të LDK-së dhe vet LDK-ja e dijnë për shumicën e vrasjeve se kush qëndron prapa tyre, por sipas tij kjo po përdoret për fushatë politike.

‘’Nga ato që di, kryesisht që vijnë nga mediumet e LDK-së, por edhe nga informatat që kam, për shumicën e rasteve LDK-ja dhe familjarët e atyre që janë vra e dinë saktë përafërsisht se kush i ka vra dhe kush i ka porositur vrasjet, por është  një fushatë e cila është e orientuar politikisht, jo për t’i zbulu vrasjet për për t’i akuzu kundërshtarët politikë’’, tha Haliti në një intervistë për Periskopin.

Haliti ka thënë se kur të hudhen deklarata të tilla, personi duhet të thirret nga Prokuroria, që të jap deklaratë se nga e ka informatën.

Ai ka folur edhe për përvojat e tij të ndryshme në procese gjyqësore me gazetarë, që sipas tij kanë shpifur kundër tij në kohëra të caktuara. Ka kërkuar po ashtu që të rirregullohet edhe Ligji për Shpifje.

‘’Ligji për Shpifje duhet të rregullohet më mirë, sepse besoj se për shpifje duhet pasur dënime më të rënda ndaj secilit, qoftë deputeti, qoftë ministri, qoftë presidenti, qoftë kryeministri dhe qoftë gazetari. Shpifja është shpifje dhe në të gjithë Evropën dhe, edhe në Amerikë, dënohet’’, tha Haliti.

Haliti beson që shteti i Kosovës e ka mundësinë që të mundësoj zbardhjen e vrasjeve politike.

‘’Duhet të krijoj një mekanizëm prokurorial të pavarur, pa influencë të politikës, që nuk përzihet në emërimin as të titullarëve të prokurorisë, as të titullarëve të Policisë e as të titullarëve të gjyqësorit, që ata në mënyrë të pavarur të kryejnë hetimet në variantin e tyre’’, tha ai.

Nënkryetari Haliti tha se Kosova nuk duhet të mbetet peng i një shpërthimi të mundshëm të konfliktit ndërmjet partive politike për shkak të rasteve të pa ndriçuara të vrasjeve të pasluftës. /Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/908170609382413/?__xts__[0]=68.ARCFpbgOJ0B2z-g3hINPiFISQtV95HYRq7Au7a0NY7PPNzt3UxQyuhHN_67C4H2sHv7xkhDTlTl2uFWjog_zkm7CHRP2AcLWepcrg7yTzv0ltMzFnr1hn18yVF03Z5f6iBEYZTtWJrkTRN5b0ZO_Fx1ipS1ZzL_O3xc28JLtFo18c43pXXH3_DjqGrCE2bbstCy7VETAY8TLq0tUw_6bYffzHGxr7H_MhZv05Q&__tn__=-R

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?