Gruaja refuzon të bëjë seks me të, gjilanasi e rrah dhe e kërcënon se do ta vrasë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.Z. për shkak të veprës penale “Ngacmimi’’ nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar e deri më 28 tetor 2018, në komunën e Gjilanit, […]

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.Z. për shkak të veprës penale “Ngacmimi’’ nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar e deri më 28 tetor 2018, në komunën e Gjilanit, i pandehuri V.Z., në vazhdimësi, me dashje, me qëllim të ngacmimit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkak të xhelozisë, i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh emocional bashkëshortes e tij, të dëmtuarës R.Z., në atë mënyrë që pasi e dëmtuara refuzon të kenë marrëdhënie intime, i njëjti fillon t’a fyejë dhe kërcënojë me fjalë në prani të fëmijëve se, do ta rrahë, do ta vrasë, deri në momentin kur vajza e tyre duke qarë i lutet që të mos shkaktonte probleme.

I pandehuri ka pranuar që edhe më parë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes, për të cilat ajo kishte kërkuar edhe tretman mjekësor.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?