Grabitet me maska një bankë në Veternik, një person i lënduar

Tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur një sasi të parave në filialin e një banke në lagjen Veternik të Prishtinës. Policia e Kosovës ka njoftuar se me këtë rast është sulmuar një zyrtar i bankës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se me këtë rast është sulmuar një zyrtar i bankës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.













