Gorani: Zgjedhjet nuk e eliminojnë Presidentin nga pozicioni i tij

Deputeti i PSD’së, Dukagjin Gorani, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme, nuk do ta zgjidhnin situatën e krijuar rreth dialogut. Ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk do ta eliminonin presidentin dhe funksionin e tij nga pozicioni që ka. “Zgjedhjet parlamentare nuk e eliminojnë Presidentin dhe funksionin e tij dhe personin i cili është […]
Deputeti i PSD’së, Dukagjin Gorani, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme, nuk do ta zgjidhnin situatën e krijuar rreth dialogut.
Ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk do ta eliminonin presidentin dhe funksionin e tij nga pozicioni që ka.
“Zgjedhjet parlamentare nuk e eliminojnë Presidentin dhe funksionin e tij dhe personin i cili është aktualisht president nga pozicionin e tij. A e zgjidhin këtë situatë zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Teknikisht jo. Presidenti mbetet, krijohet Kuvendi i ri, Qeveria e re e cila përsëri do të përballet me të njëjtin problem dhe të njëjtën situatë. Është e vërtetë që sjellja e Qeverisë karshi dialogut e ka sjell gjithë këtë diskutim, ka ashpërsu dhe ka eskalu sipas meje këtë situatë në mënyrë të pamenduar. Por a do ta zgjidhnin zgjedjha e reja këtë situatë, nëse po, kur do të mbaheshin. Nëse sot do të shpërbëhej Kuvendi, ato do të mbaheshin në dhjetor. Nëse në mes të nëntorit ato do të mbaheshin natën e vitit të ri”, ka thënë Gorani për RTK përcjell deklaratën e tij Periskopi.
Ai ka thënë se zgjedhjet e reja do të mund të mbaheshin verën e ardhshme.
“Në fund vimë në një situatë kur zgjedhjet e parakoshme do të duhej të mbaheshin në verën e vitit të ardhshme. Andaj përpjekja për të mos humb kohë është ajo që së paku grupi jonë parlamentar përpiqet me e theksu si urgjencë të momentit.”, ka thënë Gorani./Periskopi/












