Gjermania nuk ndryshon politikën për Ballkanin, por ç’ndodh me BE-në vitin e ardhshëm

Gjermania nuk ndryshon politikën për Ballkanin, por ç’ndodh me BE-në vitin e ardhshëm

Jo vetëm për BE-në, edhe për shumë politikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja Angela Merkel ishte lidere dhe mentore për politikat e tyre dhe përkrahëse e madhe në procesin e integrimeve në BE. Që nga deklarimi i kancelares Merkel se ajo nuk do të kandidojë përsëri për postin e kryetares së partisë në CDU, […]

Zyrtarë, analistë dhe qytetarë nga rajoni në ditët e fundit diskutojnë për pasojat e mundshme, pas tërheqjes së figurës, e cila ka mbështetur personalisht dhe angazhohej për integrimin e Ballkanin Perëndimor në BE.

“Kancelarja Angela Merkel nuk është larguar nga pozita e kancelares, por vetëm ka lajmëruar se do të largohet nga posti i kryetares së CDU-së. Kjo do të thotë se për aq kohë sa është kancelare, unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën gjermane drejt Evropës Juglindore dhe politikës së BE për zgjerimin”, thotë për DW drejtori i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurisë, Dushan Reljiq.

Analistët nga Brukseli që merren me çështjen e zgjerimit në përgjithësi dhe politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pajtohen me këtë vlerësim, se ky veprim i kancelares gjermane nuk do të ndryshojë politikën e Gjermanisë për integrimet e rajonit.

“Ekziston një vazhdimësi afatgjate në politikën gjermane drejt Evropës Juglindore, e cila është arritur kryesisht përmes politikës së zgjerimit në Bruksel dhe përmes NATO-s. Është e vetmja politikë që përfaqësohet në kontekst ndërkombëtar dhe nuk mund të ketë ndryshime të shpejta në këtë drejtim”, shpjegon Reljiq për DW.

Nga Fondi Gjerman Marshall thuhet se politika e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor është e lidhur me stabilitetin dhe ekonominë dhe se ky interes “nuk do të ndryshojë pavarësisht nga lidershipi në Berlin”.

Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel filloi procesin dhe më pas planin “Berlin Plus”, me qëllim për të forcuar rajonin ekonomikisht duke krijuar mundësi bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në. “Angela Merkel ka udhëhequr personalisht politikën e zgjerimit të BE-së, në kohën, kur Komisioni Evropian lëshoi dorë nga udhëheqja e këtij procesi”, shpjegon Rosa Balfour nga Fondi Gjerman Marshall.

Por tërheqja e Merkelit nuk është problemi kryesor i Ballkanit…

Janë faktorë të tjerë ata që mund sjellin një ngadalësim të ri të procesit të zgjerimit. Sfidat me qeveritë e reja të vendeve anëtare të BE-së dhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ngadalësojnë proceset e zgjerimit. Një faktor tjetër kyç janë zgjedhjet për Komisionin e ri të BE-së, të cilat do mbahen vitin e ardhshëm.

“Duhet të theksohet se zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për Parlamentin Evropian e për formimin e Komisionit të ri të BE-së, si edhe emërimin e Komisionerit të ri për politikën e zgjerimit, janë procese që mund të çojnë në një lloj ngadalësimi dhe ngërçi të proceseve politike që kanë të bëjnë me Brukselin dhe Komisionin Evropian”, thotë Dushan Reljiq, drejtor i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ai shton se këto janë procese për të cilët mund të flitet në këtë moment, dhe se do të ishte ndoshta edhe e papërgjegjshme për të parashikuar, se çfarë mund të ndodhë deri në vitin 2021, kur Angela Merkel do të mbyllë mandatin e kancelares.

Çfarë mundë të presin vendet e Ballkanit Perëndimor nga Berlini, ndërkohë që Angela Merkel është kancelare?

Edhe pse mandati i Angela Merkel në krye të Gjermanisë është deri në vitin 2021, analistët tashmë kanë filluar studimin e analizat e të gjitha partive të mëdha gjermane dhe biografitë e pasuesve të mundshëm të Merkelit dhe politikat e tyre ndaj zgjerimit të BE-së. Dushan Reljiq për DW megjithatë këmbëngul se tani seriozisht mund të flasim vetëm për atë që është “e qartë para nesh”, në lidhje me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Pika e parë është se Merkel nuk beson në pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE, në vitin 2025. Integrimet e vendeve do të vendosen sipas punës në vendet e tyre, por jo me një datë të caktuar nga Brukseli”, thotë Reljiq.

Pika e dytë është pozicioni i Berlinit rreth tentativave të Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit. Kancelarja gjermane ka bërë të ditur se nuk është e prirur që të mbështesë ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Tani kjo pyetje qëndron në mes të aleatëve perëndimorë, sipas mendimit tim Shtetet e Bashkuara dhe disa partnerë tjerë perëndimorë, kanë një tendencë për t’i shqyrtuar këto ide më hapur sesa në Berlin”, thekson Reljiq.

Mbi spekulimet rreth organizimit të një takimi të mundshëm të Presidentit të Serbisë dhe të Kosovës me drejtuesit e BE-së në Paris më 11 nëntor, sipas Dushan Reljiq nuk do të ketë “as kohë e as hapësirë” për një diskutim mbi situatën në Evropën Juglindore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?