Gjendet një çantë e dyshimtë në Tiranë, dyshohet të jetë bombë

Një çantë e dyshimtë poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ ka alarmuar policinë e Tiranës. Mësohet se çanta është gjetur poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërsa brenda saj dyshohet se ka lëndë plasëse. Forcat xheniere janë njoftuar për ngjarjen në fjalë, ndërsa pritet që të kryhet kontrolli. “Më datë […]
Një çantë e dyshimtë poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ ka alarmuar policinë e Tiranës.
Mësohet se çanta është gjetur poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërsa brenda saj dyshohet se ka lëndë plasëse.
Forcat xheniere janë njoftuar për ngjarjen në fjalë, ndërsa pritet që të kryhet kontrolli.
“Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë”.
“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë”, thuhet në njoftimin e policisë.












