Gazeta britanike: Ja vendet që duhet t’i vizitoni në Prishtinë

Gazeta britanike: Ja vendet që duhet t’i vizitoni në Prishtinë

E famshja britanike “Independent” i ka kushtuar një tekst qytetit të Prishtinës, ku sugjeron vende të ndryshme për t’u vizituar në kryeqytetin e Kosovës. Mes tjerash, aty përmenden objekte të ndryshme kulturore dhe vende për t’u argëtuar dhe për ta kaluar kohën. Ju mund të mos e besonit sikur t’i shihnit pamjet e Kosovës në […]

Ju mund të mos e besonit sikur t’i shihnit pamjet e Kosovës në vitin 1999, por në ditët e sotme kryeqyteti i saj, Prishtina, njihet për kafetë e mira dhe mikpritjen e ngrohtë. Në vendlindjen e Rita Orës ende janë të dukshme ndikimet e periudhës otomane. Është një nga vendet e pakta ku mund të udhëtoni për vetëm tri orë nga Londra dhe do të ndiheni sikur keni shkuar në një vend shumë të largët. Nuk është për t’u habitur që “Lonely Planet” e ka vendosur Kosovën në top 10 vendet evropiane që duhet vizituar në vitin 2018.

Si një qytet plotësisht i qasshëm për t’u shëtitur në këmbë, Prishtina është vend i përshtatshëm për udhëtim të ngadalshëm dhe të shtendosur, duke pirë kafenë e mrekullueshme “makiato” ose verërat dhe birrat vendore, me ç’rast do të keni kohë të mjaftueshme për të parë gjëra të bukura në qytet. Në mëngjes mund të shohësh familje duke shëtitur nëpër sheshin më të famshëm, “Nënë Tereza”. Në mbrëmje mund t’i dëgjoni thirrjet për lutje që vijnë nga “Xhamia e Madhe” e shekullit XV.

Një vend që duhet ta vizitoni është “Muzeu Etnologjik”, i ndërtuar me shtëpi të shekullit XVIII dhe XIX, të vendosura në një kopsht me formë të rrallë, ku mund të gjeni edhe udhëzime për të vizituar vende tjera. Hyrja në këtë muze është falas.

Pak kilometra larg Prishtinës, gjendet kopshti i arinjëve, një vendbanim i duhur natyror i cili është strehim për 19 arinjë të shpëtuar nga mbajtja e paligjshme e tyre në restorane të ndryshme të Kosovës. Një ecje me familje apo me miq përreth parkut do t’ju japë pamje të arinjëve duke pushuar apo duke lozur.

Në Prishtinë ka vende të mrekullueshme ku mund t’i shijoni ushqimet tradicionale, por edhe specialitete të ndryshme nga kuzhinat e huaja.

Ndoshta ndërtesa më interesante që do ta shihni në Prishtinë është ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Stili i kësaj ndërtese është një përzierje e stilit bizantin dhe islam.

Përshëndetjet e shqiptarëve të Kosovës janë të gjata dhe të hollësishme. Mos u befasoni nëse ju pyesin për shëndetin, familjen dhe sidomos nëse jeni lodhur apo jo, sepse kjo nuk është kritikë për pamjen tuaj, por thjesht përgjigjuni me “jo”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?