Gatimet shqiptare në Bronks të Nju Jorkut

Edhe pse “Underground Gourmet” ka shijuar shumë restorante shqiptare, nuk është se ka provuar gatime autentike. “Shumica e restoranteve italiane në Nju Jork kanë pronarë shqiptarë”, thotë Ismer Mjeku, publikues i Fletëve të Verdha për Bronksin, për “Grub Street”. Artikulli sjell një guidë të restoranteve shqiptare, përfshirë picerinë “Tradita”, me pronar Ramiz Kukaj nga Kosova, […]
“Shumica e restoranteve italiane në Nju Jork kanë pronarë shqiptarë”, thotë Ismer Mjeku, publikues i Fletëve të Verdha për Bronksin, për “Grub Street”.
Artikulli sjell një guidë të restoranteve shqiptare, përfshirë picerinë “Tradita”, me pronar Ramiz Kukaj nga Kosova, që e ridimensionoi restorantin dhe hapi “Çka ka qëllu”.
Në menunë e restorantit përfshihen qebapët dhe mishi i pulës, dhe ushqime shoqëruese si ajvari me specat e kuq dhe taratori.
Një pjesë e rëndësishme e menusë janë dhe brumërat, të kryesuara nga byreku.












