Familjarët kërkojnë zbardhjen e aksidentit në Mramor: Jemi këshilluar me ekspertë komunikacioni

Familjarët kërkojnë zbardhjen e aksidentit në Mramor: Jemi këshilluar me ekspertë komunikacioni

Në një deklaratë të përbashkët familjarët e katër viktimave të aksidentit në Mramor, ku ishte përfshirë edhe eskorta e Ambasadës së Turqisë ka kërkuar zbardhjen e rastit. Kanë kaluar dy javë që kur 4 anëtarë të familjes Shala vdiqën në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dhe familjarët thonë se gjithçka që u është thënë […]

Në një deklaratë të përbashkët familjarët e katër viktimave të aksidentit në Mramor, ku ishte përfshirë edhe eskorta e Ambasadës së Turqisë ka kërkuar zbardhjen e rastit.

Kanë kaluar dy javë që kur 4 anëtarë të familjes Shala vdiqën në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dhe familjarët thonë se gjithçka që u është thënë është një ilustrim i paqartë.

“Sot janë bërë dy javë nga aksidenti ku ne humbëm 4 anëtar të familjes. Edhe pas daljes së ekspertizës dhe pas takimit me prokurorin Blerim Ignishta akoma nuk kemi sqarime të sakta rreth zbardhjes së aksidentit në Mramor, të datës 16-11-2018, e gjithë ajo që na është thënë deri tani është një ilustrim i paqartë për ne si familjarë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të familjes Shala.

Ekspertiza që është bërë deri tani është e papranueshme për familjen Shala. Në të thuhet se vetura, në të cilën gjendeshin 4 viktimat e aksidentit, rezulton të jetë fajtore.

“Ekspertiza që është bërë nga tre ekspertë të Prokurorisë është e papranueshme për ne si familjarë dhe është një version që ne aspak nuk i besojmë, pasi që kemi parë që në të ka shumë lëshime duke u bazuar në shkresat dhe fotot që janë bërë nga Prokuroria dhe Policia. Këtë e kemi kuptuar edhe më shumë duke u këshilluar nga ekspertë të komunikacionit që ne i kemi angazhuar dhe kemi kërkuar që të bëjmë një ekspertizë tjetër të pavarur dhe të dihen shkaqet e aksidentit që çoi në humbjen e 4 familjareve tanë”, thuhet më tutje.

Familja Shala kërkon nga personat që kanë qenë prezent në momentin që ka ndodhur aksidenti të japin informacione të sakta.

“Ne si familjarë të të ndjerëve në aksidentin që ka ndodhur në Mramor kërkojmë nga gjithë ju që keni qenë prezent në kohën kur ka ndodh aksidenti të na ndihmoni me informata më të sakta, si ka ndodhur dhe çka keni pa gjatë asaj kohe sa keni qëndruar në vendin e aksidentit? Dëshirojmë ta zbardhim rastin në mënyrë të denjë. Të bëhemi njëherë e përgjithmonë shqiptarët për shqiptarët. Kontaktet për ne mund t’i merrni tek redaksia apo kontaktoni direkt me ne te familja Shala në Ponesh dhe te familja Rashiti në Gjilan”, thotë familja Shala.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?