Familja e të riut shqiptar nga Shkupi: Videon me flamur ia montuan djalin tonë, jemi të kërcënuar

Familja e të riut shqiptar nga Shkupi: Videon me flamur ia montuan djalin tonë, jemi të kërcënuar

Gjatë ditës së djeshme, Periskopi ka publikuar një artikull për një person me emrin Vekkas Xhaferi nga Çairi i Shkupit, në instagramin e të cilit ishte publikuar një video ku shihej një person duke pastruar këpucët e tij me flamurin kuq e zi. Në atë video, flamuri shqiptar quhej “flamur i kufrit”, ku fjala “kufr” […]

Në atë video, flamuri shqiptar quhej “flamur i kufrit”, ku fjala “kufr” në gjuhën shqipe kishte kuptimin e mosbesimit në Zot.

Por, këtë artikull të publikuar edhe në media të tjera, përveç Periskopit, e ka demantuar Bunjamin Kurtishi, sipas të cilit profili i Instagramit të Xhaferit është hakuar nga persona të panjohur.

Sipas Kurtishit, pas publikimit të këtij artikulli, kanë filluar kërcënimet ndaj Xhaferit.

Kurtishi, ka akuzuar mediat, ndër të tjerash edhe Periskopin se nuk e kanë konfirmuar dhe hulumtuar rastin, para se ta publikojnë artikullin.

Përveç publikimit të plotë të demantit, Periskopi ia bën me dije Kurtishit se në këtë kohë vlugu informatash, nuk mund të kërkohet hulumtim edhe për një video që publikohet në rrjetin social Instagram, sepse po të ishte kështu, atëherë bota e informacionit online vështirë se do të funksiononte.

Për hir të korrektësisë, gjeni të bashkangjitur reagimin e plotë të Bunjamin Kurtishit:

DEMANT!!!

Të nderuar shqipëtar, miq, shok dhe dashamir.

Unë Bunjamin Kurtishi, dëshiroj të bëj një reagim në emër të nipit tim Vekas Xhaferit. Ditën e 28 nëntorit ka ndodhur një keqkuptim i madh i cili ka shkaktuar shumë probleme në familjen tonë dhe tek Vekas Xhaferi personalisht. Disa persona të panjohur deri më tani, kanë hakuar profilin në Instagram të nipit tim Vekas Xhaferit dhe kanë postuar një video se gjoja ai “ka djegur flamurin kombëtar shqiptar dhe e ka përdhosur atë”. Për diçka të këtillë ai, unë dhe familjarët tjerë jemi informuar pasi filluan të vijnë një numër i madh i kërcënimeve nga persona të panjohur. Siç duket, dashakeqët dhe të ligët, kanë shfrytëzuar fatkeqësinë në familjen tonë, për të ia ngjitur një gjest të këtillë, e për ta vendosur në pozit të keqe para shokve, miqëve dhe të tjerëve. Por dhe më tragjikja në këtë tragjedi është se prehë e këtye dashakeqëve kanë rënë edhe disa portale si “Pacensur”, “Tetovasot”, “Periskopi”, “INA-Iliria Neës Agency” dhe disa portale tjera, të cilat pa e konfirmuar dhe hulumtuar rastin e kanë publikuar videon, duke mos mbajtur llogari për pasojat ndaj Vekasit dhe familjes. Unë dëshmoj se ajo video nuk është e Vekas Xhaferit dhe ai gjest aspak nuk ka të bëjë me atë, sepse edhe ai është shqipëtar dhe si shqipëtar nuk mund as ta mendoj një gjë të tillë dhe jo më ta bëjë. Dua të njoftoj opinionin, se kjo gjë do të dëshmohet shumë shpejtë sepse po atë ditë, ne kemi pasur në familljen tonë një tragjedi, ku humbëm nga kjo botë një anëtar të afërt të familjes. Po ashtu, kërkoj nga portalet “Pacensur”, “Tetovasot”, “Periskopi” “INA-Iliria Neës Agency” dhe të tjera, që të publikojnë edhe këtë reagim timin, për hirë të së vërtetës. Unë, në emrin tim personal, në emër të Vekas Xhaferit dhe familjes sonë Ju lusim edhe njëherë për mirëkuptim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?