Vetëvendosje nuk përjashton mundësinë e protestave

Kuvendi nuk miratoi rezolutën e LDK-së kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçit, për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Për propozimin e rezolutës votuan vetëm 50 deputetë, nga 90 sa ishin të pranishëm. Deputetët e opozitës lëshuan sallën pas dështimit të miratimit të rezolutës.Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sipas kushtetutës […]
Për propozimin e rezolutës votuan vetëm 50 deputetë, nga 90 sa ishin të pranishëm. Deputetët e opozitës lëshuan sallën pas dështimit të miratimit të rezolutës.Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sipas kushtetutës deputetët betohen se do të mbrojnë territorin, mirëpo sot nuk vepruan kështu.Ai ka shtuar tutje se në këtë fazë të zhvillimeve politike ndërkombëtare ky qëndrim politik ishte i domosdoshëm.
Abdixhiku ka komentuar edhe takimin e Presidentit Thaçi me kryeministren serbe Ana Brnabic në Minsk të Bjellorusisë, takimin për të cilin kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka thënë se në të është kritikuar qasja e Gjermanisë ndaj idesë së ndryshimit të kufijve.
Nga Lëvizja Vetëvendosje foli deputeti Rexhep Selimi, për të cilin pozita dhe Qeveria zgjodhën Thaçin para integritetit të shtetit.Selimi ka thënë se janë vetëm dy rrugë; ose të mbrohet integritet territorial, ose të refuzohet një gjë e tillë.
Sipas deputetit të VV-së, një pjesë e opozitës po e ndihmon Qeverinë, duke aluduar në deputetët që braktisën Vetëvendosjen për të kaluar në Partinë Socialdemokrate.Ai tha se nuk i përjashtojnë protestat, sidomos në një situatë kur po duken shumë të domosdoshme