​Me transformimin e FSK-së, Kosova bëhet ofruese e sigurisë

​Me transformimin e FSK-së, Kosova bëhet ofruese e sigurisë

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës është mbajtur Konferenca e 9-të “FSK dhe Partnerët’’. Aty është thënë se me transformimin e FSK-së synohet që Kosova të bëhet ofruese e sigurisë. Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka folur edhe për largimin e disa pjesëtarëve të komuniteteve nga FSK-ja. “FSK edhe më tutje vazhdon të […]

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka folur edhe për largimin e disa pjesëtarëve të komuniteteve nga FSK-ja.

“FSK edhe më tutje vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besuar në vend. Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë. Kjo arritje e fundit është sfiduar së fundi nga presioni që kanë pasur pjesëtarët e FSK nga komunitetit që të largohen nga FSK-ja. Jemi të përkushtuar që në një formë t’i marrim të gjitha masave për zbutjen e këtyre presioneve”, tha ai, përcjell KP.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, është shprehur se transformimi është në përputhje me kushtetutën.

“Bashkëpunimi bilateral është jetik për FSK. Ne jemi në procesin e tranzicionit dhe ju siguroj që nuk është ad-hoc. Çdo gjë është në harmoni me kushtetutën. Ju sigurojmë që FSK është një organizatë profesionale. Jemi duke punuar për një të ardhme me të mirë për qytetarët tanë. FSK sot qëndron e gatshme për të marrë pjesë në misione për paqe. Ne do të jemi një storie suksesi për Kosovës. Ne kemi filluar me ju dhe do të vazhdojmë me ju”, ka thënë ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se FAK nuk do të zëvendësojë KFOR-in por do të jetë partner i saj.

“Është mirë që jam dëshmitar i rritjes së FSK dhe partneriteti që keni krijuar është i jashtëzakonshëm. Është me rëndësi që të përmendim tranzicionin e FSK-së dhe kjo vetëm do ta thellojë partneritetin tonë tranzicioni i FAK-ut është legjitim. Ky tranzicion synon që të kontribuoj në sigurinë rajonale dhe globale. Nuk ka dyshim që tranzicioni do të siguroj shumë etni. Është e papranueshme që të kërcënohen njerëzit e pafajshëm të vendit tonë”, tha ai.

Kurse kryeparlamentari Kadri Veseli ka treguar punën që ka bërë në këtë temë institucioni me të cilin ai udhëheq.

“Ne në kuvend tani më kemi proceduar tre ligjet e nevojshme, do të lëvizim bashkërisht në partneritet. Ne do të jemi me ju, FSK do të jetë krahë i fuqishëm për juve. FSK për ne është krenaria e Kosovës. Kjo do të jetë edhe në të ardhmen, paqja dhe partneriteti”, tha Veseli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?