​Haradinaj: Mungesa e vizave çon në nivel të diskriminimit

​Haradinaj: Mungesa e vizave çon në nivel të diskriminimit

Kryeministri Ramush Haradinaj, në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës së Asamblesë së Përgjithshme “Prizreni 2018”, deklaroi se pavarësisht se qytetarët tanë ende nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes, Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Në këtë event të organizuar nga Parlamenti Evropian Rinor, Haradinaj para delegatëve të shumtë, zyrtarë nga të gjitha shtetet e […]

Në këtë event të organizuar nga Parlamenti Evropian Rinor, Haradinaj para delegatëve të shumtë, zyrtarë nga të gjitha shtetet e Evropës, e ambasadorë, tha se Kosova është rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e cila ishte shumë tragjike.“Në zhvillimet e sotme politike, disa janë të djathtë, disa të majtë, disa edhe liberalë, por ne jemi evropianë, e duam Evropën, dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës si Kosovë. Jemi me orientim euro-atlantik.

Dëshirojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe në këtë drejtim, ne kërkojmë mbështetje, kërkojmë miq, që t’ua përcjellim porosinë qytetarëve evropianë, duke filluar nga fqinjët tanë, veçanërisht Serbisë dhe qytetarëve të saj. Është e rëndësishme që ta njohin të vërtetën tonë.

Tani është koha ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ardhmen tonë”, tha Haradinaj. Duke folur për vështirësitë që hasin të rinjtë kosovarë në gjetjen e një vendi pune, kryeministri Haradinaj, theksoi se fatkeqësisht jeta nuk është e përkryer, pasi të rinjtë tanë luftojnë për një punë dhe kjo, sipas tij, nuk është aspak e lehtë. “Arsimi nuk është ende ashtu si duhet të ishte.

Arsimimi dual nuk është ende ofertë për ta. Ta gjejnë një punë, për shumë prej tyre, është vërtetë e vështirë. Të mësuarit nga praktikat e mira të vendeve tjera, është e vështirë për të rinjtë tanë, pasi ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Jemi i vetmi shtet në Evropë që nuk kemi liberalizim të vizave. Kjo nuk është vetëm pengesë, por shkon deri në nivel të diskriminimit.

Sidoqoftë, jemi evropianë”, u shpreh Haradinaj. Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’ Connell, tha se të rinjtë mund ta bëjnë ndryshime vetëm duke folur për atë që nuk pajtohen ose e shohin gabim, pasi kjo mundësi, sipas tij, nuk përsëritet. Ndryshe, qëllimi kryesor i këtij programi është aftësimi i të rinjve me historinë dhe punën e BE-së duke përfshirë të rinjtë nga pothuajse të gjitha shtetet anëtare të unionit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?