Zharku: 73.9% e borxhit total publik është shfrytëzuar për financimin e deficitit buxhetor

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Transportit, Lutfi Zharku ka vlerësuar se, përderisa borxhi publik vazhdon të rritet, shfrytëzimi i tij nuk mund të konsiderohet produktiv. Postimi i Zharkut në Facebook: Borgji publik ne fund te vitit 2017 ishte 996.42 milionë euro apo 16.63% e BPV. Perderisa borgji publik vazhdon te rritet shfrytezimi i tij […]
Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Transportit, Lutfi Zharku ka vlerësuar se, përderisa borxhi publik vazhdon të rritet, shfrytëzimi i tij nuk mund të konsiderohet produktiv.
Postimi i Zharkut në Facebook:
Borgji publik ne fund te vitit 2017 ishte 996.42 milionë euro apo 16.63% e BPV. Perderisa borgji publik vazhdon te rritet shfrytezimi i tij nuk mund te konsiderohet produktiv. Duke zberthyer borgjin publik sipas huadhenesve dhe lidhjen e tij me projekte te caktuara kapitale, ne punimin shkencor te meposhtem kemi ardhe ne perfundim se vetem nje pjese e vogel e tij (10.3% e borgjit total) eshte shfrytezuar per qellime produktive me ndikim pozitiv ne rritjen ekonomike. Pjesa me e madhe e borgjit total publik (73.9%) eshte shfrytezuar per financimin e deficitit buxhetor i shkaktuar nga rritja e larte e pagave dhe meditjeve si dhe transfereve sociale. Kjo pjese e borgjit publik eshte shfrytezuar ne menyre joproduktive me ndikim te vogel apo fare pa ndikim ne rritjen ekonomike. Pjesa tjeter e borgjit publik (15.9%) eshte shfrytezuar per servisimin e borgjit te vjeter te trasheguar nga ish-Jugosllavia qe ka ndikim negativ ne ekonomi.
Per me teper mund te lexoni punimin shkencor “Shfrytezimi (jo)produktiv i borgjit publik ne Kosove” botuar ne revisten Ekonomika!












