E thotë Kryeministri: Rrehuni mes vete por disa tema duhet t’i kryjmë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se politika në Kosovë duhet të bëhet bashkë për dialogun dhe për vizat. Ai ka thënë se garat politike dhe inatet e sic tha ai ‘hatërmbetjet’ mund të vazhdojnë edhe më tutje, por ‘të gjithë duhet ta gjejnë një mes kur duhet vepruar në të mirën e qytetarëve. “Normal që […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se politika në Kosovë duhet të bëhet bashkë për dialogun dhe për vizat. Ai ka thënë se garat politike dhe inatet e sic tha ai ‘hatërmbetjet’ mund të vazhdojnë edhe më tutje, por ‘të gjithë duhet ta gjejnë një mes kur duhet vepruar në të mirën e qytetarëve.
“Normal që na kemi dallime, dikush është në pushtet, dikush në opozitë, ka kontekste prej te kalumes, idhnime, inate ose hatërmbetje, ose mospajtime konceptuale që ka. Mirëpo, janë disa tema që s’mujmë me iu ikë, për shembull liberalizimi i vizave, po e marrim cilëndo parti, qe për shembull po e marr Aleancën, kush është i Aleancës që nuk hupë nëse liberalizimi i vizave ndodhë, ose i LDK-së, ose i Vetëvendosjes, nuk hupë askush, kjo është interes i joni”, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se ‘të gjithë mund të vazhdojnë të rrehen mes vete por disa teme duhet të kryhen’.
“Për shembull unë e shoh nanën e një anëtari të LDK’së a të Vetëvendosjes tuj pritë viza, a hallën a çikën a ose familjen teme që duhet me pritë për një vizë dhe i siguroj të gjithë që është gabim që mos me gjetë moment veprues, prapë le të rrehen po t’i kryejmë disa punë në këtë vend. Edhe për dialogun, mirë është me pasë një pikë të përbashkët, temat mes vete prapë i vazhdojmë, por mirë është më zgjedhë këtë pikë”, ka thënë ai./Periskopi/












