Drejtonin automjetin të dehur, arrestohen 14 persona në Tiranë

Policia e Tiranës gjatë dy netëve të fundjavës ka arrestuar 14 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur, që varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.14 mg/l. Policia Rrugore e Tiranës thotë se ka vazhduar angazhimin për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo […]
Policia Rrugore e Tiranës thotë se ka vazhduar angazhimin për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.
“Në këto momente 47 vjeçari A, A, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Gjatë dy netëve të fundjavës, janë arrestuar 14 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur, që varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.14 mg/l. 37 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Alkooli vret. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorni mjetet e transportit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.












