Deputetët dyshojnë se VV organizoi ‘tollovinë’ për punësim në Gjemani

Deputetët dyshojnë se VV organizoi ‘tollovinë’ për punësim në Gjemani

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur dyshime se organizimi për punësim në Gjemani, që ndodhi ditë më parë në Prizren, është i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim të mos liberalizimit të vizave. Fillimisht ishte deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj ngriti çështjen e kompanisë gjermane që ofronte mundësi punësimi në Prizren. “Disi pa paragjykuar konsideroj se […]

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur dyshime se organizimi për punësim në Gjemani, që ndodhi ditë më parë në Prizren, është i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim të mos liberalizimit të vizave.

Fillimisht ishte deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj ngriti çështjen e kompanisë gjermane që ofronte mundësi punësimi në Prizren.

“Disi pa paragjykuar konsideroj se ishte një zhvillim aspak normal e më së paku i duhur për rrethanat në të cilat po kalojmë si shtet por përtej kësaj shoh edhe qëllime të caktuara në këtë ngjarje….dua të dijë nga udhëheqësit e nivelit qendror dhe nivelit lokal, a janë në dijeni për një organizim të tillë në çfarë cilësie është organizuar një mobilizim i tillë për punë jashtë vendit, a kanë leje këta persona apo kjo kompani, a duhet organet shtetërore të analizojnë cilësinë e organizime të tilla duke pas parasysh që këto organizime e sfidojnë në tersi edhe aparatin shtetëror të vendit“, ka thënë ai.

Edhe deputeti i Nismës socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se kanë fakte që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra.

“Ka fakte dhe na kanë ardhur informacione që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra në Prizren dhe ata duhet ta marrin përgjegjësinë, janë këta njerëz që duan ta ulin në zero imazhin e Kosovës para ndërkombëtarëve për mos liberalizimin e vizave, sepse këta jetojnë vetëm në skandale, kaos dhe turbullira. Lëvizja Vetëvendosje jeton vetëm kur qytetarët i nxit për gjëra që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Mbi bazën e kësaj dola për të thënë se ka informacione dhe është shumë mirë që Policia e Kosovës dhe hetuesit e prokurorët po merren me ngjarjet në Prizren mbrapa të cilave ka dyshime që janë njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Po ashtu, Zeka ka kërkuar që çdo të burgosuri t’i kthehet e drejta për paketa, ushqim, pasi kjo e drejt e njeriut iu ka hequr atyre. Ndërsa, me ligjin për paga ka kërkuar që gardianët të kenë pagën e policit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?