Dënohet me 13 vjet burg për një vrasje në Pejë

Dënohet me 13 vjet burg për një vrasje në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar tw pandehurin F.LL gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 13 vjet. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj. Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi […]

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi me burgim.

I pandehuri F.LL është shpall fajtor për shkak se:

“Me datë 14.07.2017, rreth orës 15:15 min, në Pejë, me dashje, para shtëpisë së tij ka privuar nga jeta viktimën, tani të ndjerin I.G,  në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte këtu i pandehuri me viktimën, i njëjti ditën kritike derisa viktima kishte zbrazur drunjtë në rrugë para dyerve të shtëpisë së tij ku një pjesë e drunjëve të zbrazur kishin prekur murin e këtu të pandehurit, i njëjti vjen dhe i drejtohet viktimës me fjalët “pse po ma prek murin me dru” e më pas hynë në oborrin e shtëpisë së tij e merr sëpatën dhe me çyk të sëpatës e godet viktimën dy herë në pjesën e sipërme të kokës dhe vetullën e majtë ku si pasojë e plagëve viktima ndërron jetë ”

Me çka ka kryer  veprën penale vrasje.

“Më parë ka siguruar dhe deri me 14.09.2017, në Pejë, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion dhe atë një pistoletë, 2 karrikator dhe 59 fishekë, në atë mënyrë që ditën kritike me armën në fjalë kishte goditur viktimën F.G duke i shkaktuar vdekjen”

Meqë në shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se i pandehuri F.LL ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, është liruar nga dënimi për shkak se :

“Me datë dhe vend të cekur si më lartë, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin F.G, në atë mënyrë që ditën kritike pasi që djali i viktimës këtu i dëmtuari F.G kishte kuptuar se babai i tij ishte goditur me sëpatë në kokë nga i pandehuri F.LL dhe si pasojë kishte ndërruar jetë në spital, merr armën dhe shkon te shtëpia e të pandehurit dhe shtënë disa herë në drejtim të viktimës, ku në ato momente viktima ishte në oborrin e shtëpisë së tij dhe kur vëren të pandehurin duke shtënë me armë, i njëjti me qëllim që ta zmbraps sulmin e atëçastshëm dhe të rrezikshëm nga vetja nxjerr armën dhe shtënë në drejtim të viktimës 7 herë, nga të cilat viktima goditet me tre plumba dhe atë dy herë në pjesën e poshtme të stomakut dhe një herë në krahë, e më pas viktima largohet nga vendi i ngjarjes dhe familjarët e dërgojnë në spital”

Të pandehurin F.G gjykata e  ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 €.

Dënimi me burgim fare nuk do të ekzekutohet me kusht që i pandehuri në afat prej 1 (një) viti të mos kryej vepër të re penale.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?